KUSHTET E PËRDORIMIT PËR KONSUMATORET PËR FAQET E INTERNETIT TË PROCTER & GAMBLE

Ju lutem klikoni këtu më poshtë Tabelën e Përmbajtjes për Kushtet e Përdorimit

Përditësimi i fundit: Maj, 2016

TABELA E PËRMBAJTJES

Rrjeti i faqeve të internetit (bashkarisht, “Faqe Interneti”, “Faqet” ose “Faqe”) që operohen nga Shoqëria Procter & Gamble, ose degët e saj, filialet, të caktuarit, pasardhësit, markat, licensuesit, të licensuarit, dhe/ose agjentët (“P&G”, “Procter & Gamble”, ose “ne”) përbëhet nga faqe të ndryshme interneti. Kushtet, afatet dhe njoftimet që gjenden këtu (bashkërisht " Kushtet ") zbatohen për të gjitha faqet e P&G. Përveç kësaj, faqe interneti të veçanta të P&G ose karakteristika/features dhe aktivitete të ofruara në këto faqe (siç janë promovimet dhe chat rooms) mund të jetë gjithashtu subjekt i kushteve shtesë të përshkruara në faqe të tilla (“Kushte Shtesë”), të cilat janë të përfshira më poshtë. Nëse ndonjë nga këto kushte, bien ndesh me Kushtet Shtesë të paraqitura në një prej faqeve të internetit të P&G, atëherë Kushtet Shtesë do të kenë përparësi.

Kushtet të paraqitura në faqe interneti të veçanta të P&G, atëherë Kushtet Shtesë do të kenë përparësi.

JU LUTEMI, PARA PËRDORIMIT TË KËSAJ FAQEJE INTERNETI OSE FAQEVE TË TJERA TË P&G LEXONI ME KUJDES KUSHTET E MËPOSHTËME. Faqet e Internetit të P&G janë ofruar tek ju (“Përdoruesi”) me kusht pranimin tuaj pa ndryshuar Kushtet dhe Deklaratën e Privatësisë në fuqi. Duke aksesuar ose përdorur këtë faqe interneti, ju pranoni këto Kushte dhe Deklaratën e Privatësisë në fuqi. Nëse nuk pranoni këto kushte, mos përdorni këtë faqe interneti ose çdo faqe tjetër interneti.

JU LUTEM KINI PARASYSH SE KËTO KUSHTE MUND TË KERKOJNË PREJ JUSH TË PARASHTRONI KËRKESAT NË ARBITRAZH DHE KËTO MOSMARRËVESHJE MUND TË ZGJIDHEN VETËM NË FORUMIN NË QARKUN E HAMILTONIT, OHIO. Ju lutem, shikoni Ligjet e Zbatueshme dhe Zgjidhjet e Mosmarreveshjeve të këtyre kushteve për më shumë detaje.

Kthehu në fillim

Privatësia

Përdorimi i faqeve të internetit të P&G është gjithashtu subjekt i Deklaratës së Privatësisë së Konsumatorit të P&G (“Deklarata e Privatësisë”). Nëse një faqe interneti ka parashikime shtesë të privatësisë ose të ndara (“Parashikime Shtesë të Privatësisë”), atëherë përdorimi i kësaj faqeje interneti është subjekt i Parashikimeve Shtesë të Privatësisë. Deklarata e Privatësisë së Konsumatorit dhe Parashikimet Shtesë të Privatësisë të P&G janë secila “Deklarata Privatësie”.

Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera për të mbledhur informacion kur ju vizitoni faqet tona të internetit duke përfshire adresën tuaj të IP, faqet e internetit që ju shikoni apo klikoni. Ne gjithashtu përdorim cookies digjitale në e-maile-t që ju dërgojmë, për të kuptuar në këtë mënyrë që ju e keni marrë këtë e-mail. Ju mund të fshini apo të refuzoni cookies në web browser. Ne mund ta përdorim këtë informacion, sëbashku me informacionin e dhënë nga ju gjatë procesit të regjistrimit në faqen e internetit, për t’ju dërguar informacion që mund të jetë në interesin tuaj në përputhje me Deklaratën tonë të Privatësisë. Klikoni këtu për më shumë informacion në lidhje me cookies.

Kthehu në fillim

Përdorimi personal i Faqeve të Internetit

Me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe, faqja e internetit është vetëm për përdorimin tuaj personal dhe jo tregtar. Ju nuk mund të modifikoni, kopjoni, shpërndani, transmetoni, shfaqni, kryeni, riprodhoni, publikoni, licensoni, krijoni punë derivative, ose të transferoni, shisni çdo përmbajtje ose komunikim të paraqitur ose të shfaqur në faqen e internetit (“Përmbajtja”), duke përfshirë pa kufizim tekste, grafikë, fotografi, figura, figura lëvizëse, tinguj, ilustrime, informacione, programe, produkte, shërbime dhe marrëveshjet përkatëse, me përjashtim të rasteve të lejuara shprehimisht në vijim. Ju pranoni se çdo përdorim i paautorizuar i çdo Përmbajtjeje mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për ne dhe pranoni që në rast të ndonjë përdorimi të tillë të paautorizuar, do të kemi të drejtë të marrim një ndalim përveç çdo mjeti tjetër që parashikohet në ligj. Në varësi të një ndalimi ose kufizimi të përcaktuar shprehimisht në faqen e internetit, lidhur me materiale specifike, ju mund të kopjoni elektronikisht ose mund të printoni pjesë të Përmbajtjes vetëm për përdorimin tuaj jo tregtar ose të kryeni një porosi. Çdo përdorim tjetër i Përmbajtjes, duke përfshirë modifikimin, riprodhimin, shpërndarjen, ripublikimin, paraqitjen ose transmetimin e çdo Përmbajtjeje, pa autorizimin tonë të shkruar është rreptësisht e ndaluar.

Ju pranoni të mos mblidhni/grumbulloni dhe/ose të përdorni asnjë përshkrim, figurë, listimet ose çmimet e produktit me përjashtim të përdorimit tuaj personal jo tregtar ose të kryeni një porosi.

Ju pranoni se nuk do të riprodhoni, dyfishoni, kopjoni, shisni, rishisni, shfrytëzoni për përdorim tregtar, asnjë pjesë të faqes së internetit, ose përdorni për të aksesuar faqen e internetit, duke përfshirë pa asnjë kufizim “scraping” ose përdorimi i robotëve, merimangave ose mjeteve të tjera te automatizuara. Drejtimi dhe paraqitja e kësaj faqeje si dhe çdo informacion ose material që përfshihet në këtë faqe nëpërmjet "in-line" që lidh ose nëpërmjet mjeteve të ngjashme në një tjetër faqe interneti pa lejen tonë paraprake me shkrim është e ndaluar. Çdo lidhje e lejuar në këtë faqe interneti duhet të përputhet me të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret në fuqi. Ju nuk mund të përdorni asnjë meta-tags ose “tekste të tjera të fshehura” duke shfrytëzuar emrin tonë ose çdo markë tonën, ose ato të çdo prodhuesi te produkteve të paraqitura në këtë faqe interneti, pa autorizim të shkruar. Përveç kësaj, ju pranoni se nuk do të: (a) ndërmerrni asnjë veprim, që në diskrecionin tonë të vetëm, vë ose mund të vendosë në infrastrukturën tonë një ngarkesë të paarsyeshme ose disproporcionale; (b) ndërhyni ose përpiqeni të ndërhyni në punën e Faqes së Internetit ose në ndonjë aktivitet të kryer në këtë Faqe; (c) të anashkaloni çdo masë që mund të përdorim për të parandaluar ose kufizuar hyrjen në këtë Faqe.

Kthehu në fillim

Krijimi i Përdoruesit

Këto Kushte rregullojnë sjelljen tuaj, të drejtat tuaja dhe të drejtat e P&G në lidhje me çdo tekst, fotografi, video, postë, komunikim, muzikë, inçizim audio/zanor, vepra arti, vlerësime, rishikime apo materiale ose informacione të tjera të lidhura me Faqen e Internetit P & G ("Krijimi"). Kur ju dorëzoni një krijim ju pranoni kushtet në vijim:

  • • Krijimi juaj është origjinal, i saktë, i krijuar nga ju, dhe nuk është imitim;
  • • Ju jeni një përdorues në mirëbesim/bona fide, i produkteve P&G të përmendura në Krijimin tuaj dhe Krijimi juaj reflekton mendimin tuaj të sinqertë dhe të vërtetë dhe eksperiencën tuaj të fundit me produktet P&G;
  • • Ju jeni në moshë madhore, ose, nese jeni i mitur, prindi ose kujdestari juaj ligjor jep pëlqimin e tij për krijimin tuaj;
  • • Ju nuk jeni punëmarrës i P&G dhe as nuk punoni për bashkëpunëtorët ose agjencitë e kontraktuara nga P&G për të promovuar dhe/ose shitur produktet e P&G; OSE, nëse ju jeni punëmarrës i P&G ose punoni për një prej bashkëpunëtorëve ose agjensive që P&G ka punësuar për të promovuar dhe/ose shitur produktet e P&G, ju pranoni të përfshini një përshkrim të qartë dhe të dukshëm të marrëdhënies tuaj me P&G në Krijimin tuaj;
  • • Krijimi juaj (dhe çdo pjesë e saj) nuk është përfshirë ose planifikuar të përfshihet në reklama ose materiale promovimi, për P&G ose çdo palë të tretë;
  • • Krijimi juaj bëhet pa ndonjë pagesë paraprake ose premtim për pagesë që ju është bërë ose pritjes nga ju për ndonjë pagesë në këmbim propozimit të Krijimit tuaj. Krijimi juaj bëhet edhe pa ndonjë përfitim paraprak që ju është premtuar ose pritje për ndonjë përfitim të ardhshëm, përveç mundësisë që Krijimi juaj të përdoret për qëllime promovuese të P & G. Ose, nëse keni marrë një përfitim, ju tregoni qartë detajet e përfitimit në Krijimin tuaj.
  • • Krijimi juaj nuk është i rremë, mashtrues, ofendues, përulës, vulgar, i turpshëm, poshtërues, shpifës, ose i papërshtatshëm në çdo formë tjetër;
  • • Krijimi juaj nuk ka përmbajtje që shkel të drejtën e autorit, patentës, markës tregtare, sekretin tregtar, të drejtën e reklamimit, të drejtën e privatësisë, të drejtat morale, dhe/ose çdo të drejtë tjetër personale ose intelektuale të një pale të tretë;
  • • Krijimi juaj nuk përbën shkelje të asnjë ligji, statuti, urdhërese ose rregulli ose përmbajtje që nxit, inkurajon, promovon ose jep udhëzime për sjellje që do të përbënin një vepër penale ose civile sipas ndonjë ligji, statuti, urdhërese ose rregulloreje;
  • • Krijimi juaj nuk përmban materiale që janë, ose mund të konsiderohen si fjalime urrejtjeje, të cilat mund t’i drejtohen një individi ose grupi, ose që mund të jetë kërcënuese ose ngacmuese në mënyrë të paligjshme për çdo individ, partneritet, korporatë ose organ politik;
  • • Krijimi juaj nuk përmban materiale që synojnë të krijojnë ndërprerje ose të mashtrojnë të tjerët, të tilla si vendosja e disa materialeve në një përpjekje për të monopolizuar forumin ose për të postuar një Krijim që nuk ka lidhje me temën ose temën e caktuar të forumit;
  • • Krijimi juaj nuk përmban faqe interneti, adresa, adresa e-mail, të dhënat e kontaktit, numrat e telefonit, ose informacione dhe opinione në lidhje me informacione të arsyeshme të identifikueshme individuale ose private (duke përfshirë informacionin sensitiv) pa marrë pëlqimin paraprak nga ai individ për ndarjen e këtij informacioni me P&G;
  • • Krijimi juaj nuk përmban programime ose materiale që përmbajnë Trojan Horses, viruse, worms, kode të dëmshme, ose çdo dëmtim tjetër potencial që dëmtojne informacionin, programin ose dosjet; dhe
  • • Përdorimi i Krijimit tuaj nga P&G nuk shkel këto Kushte, dhe nuk shkakton dëmtime në asnjë person ose entitet.

Nëse Krijimi është i lidhur në ndonjë mënyrë me promovimin, lotari, garë, dhuratë, ose programe të ngjashme, do të aplikohen Kushte shtesë. Të gjitha mendimet, këshillat, deklaratat, shërbimet, ofertat ose informacione të tjera të përfshira në Krijim të shprehura ose të vëna në dispozicion në Faqen e Internetit janë ato të autorit ose distributorit përkatës dhe jo të P&G. Ne as nuk e mbështesim as nuk garantojmë saktësinë, plotësinë, ose dobinë e një Krijimi të tillë.

P&G nuk rishikon, dhe as nuk mundet të rishikojë të gjitha krijimet të postuara ose të krijuara nga përdoruesit që aksesojnë Faqen e Internetit dhe nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen e këtyre Krijimeve. Ju pranoni, se duke ju ofruar mundësinë për të parë dhe shpërndarë përmbajtje të krijuara nga përdoruesi në faqen e internetit, P&G thjesht vepron si një transmetues pasiv për shpërndarje të tillë dhe nuk merr përsipër asnjë detyrim ose përgjegjësi lidhur me ndonjë Krijim ose aktivitet në faqen e internetit. P&G nuk ka asnjë detyrim për të postuar apo përdorur asnjë Krijim. P&G ka të drejtën të bllokojë ose të heqë Krijime dhe/ose Përdorues që mund të jenë: (a) abuzivë, shpifës ose të pahijshëm, (b) mashtruese ose çorientuese, (c) në shkelje të së drejtës së autorit, markës tregtare, ose; te drejta të tjera të pronësisë intelektuale; (d) shkel një ligj ose rregullore; (e) ofenduese dhe të papranueshme për P&G në diskrecionin e saj të vetëm. Vini re se çdo informacion i identifikueshëm personal që mund të postoni ose transmetoni do të trajtohet nga Procter & Gamble në përputhje me Deklaratën e Privatësisë së Procter & Gamble. Me përjashtim të çdo informacioni të identifikueshëm personal që mund të mbledhim prej jush sipas udhëzimeve të vendosura në Deklaratën tonë të Privatësisë, çdo Krijim do të konsiderohet jo-konfidencial dhe jo-pronësor. P&G nuk do të ketë asnjë detyrim në lidhje me Krijimet.

Kur ju dorëzoni një Krijim ju i jepni P&G:

  • • Një të drejtë dhe licencë joekskluzive, botërore, të vazhdueshme, të parevokueshme, të shlyer plotësisht, pa pagesë, plotësisht të nën-licensueshme dhe të transferueshme për të përdorur, monitoruar, rishikuar, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, botuar, përkthyer, krijuar vepra derivative, shpërndarë, transmetuar, shfaqur dhe kryer këto Krijime, në tërësi ose pjesërisht, në çdo media, format ose teknologji, në internet ose offline, qoftë të njohur ose të zbuluar më pas, dhe në çdo mënyrë duke përfshirë, por pa u kufizuar, të gjitha shikimet promocionale, publike dhe / ose komentuese (qoftë në faqet e internetit të P&G-së ose në faqet e internetit të palëve të treta), reklamimit, marketingut, shitje, publiciteti dhe përdorimet tregtare dhe përdorimet ndihmëse të tyre pa ndonjë njoftim tjetër ose pagesa ose leje nga ju (përveç kur është e ndaluar me ligj);
  • • Një të drejtë dhe licencë të pakufizuar, botërore, të vazhdueshme, të parevokueshme, të shlyer plotësisht, pa pagesë, plotësisht të nën-licensueshme dhe të transferueshme për të përdorur emrin tuaj, pseudonimin, emrin e përdoruesit, informacionin biografik, regjistrimet vokale dhe / fotografitë ose videot, portretet, ngjashmëritë ose fotografitë ose ndonjë shenjë tjetër të së drejtës tuaj për të drejtat e publikut (kolektivisht "Përmbajtja juaj personale") që gjendet në Krijmet tuaja, në formë të përbërë ose të shtrembëruar ose siç inkorporohen ndryshe në vepra krijuese të autorësisë, në çdo media, format ose teknologji, online ose offline, qoftë të njohur ose të zbuluar në të ardhmen, dhe në çdo mënyrë duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të gjitha shikimet promocionale, publike dhe / ose komente (qoftë në faqet e internetit të P&G ose në faqet e internetit të palëve të treta), reklamat, marketingu, shitje, publiciteti dhe përdorimet tregtare dhe përdorimet ndihmëse të tyre, pa ndonjë njoftim tjetër ose pagesa ose leje të nevojshme nga ju (përveç rasteve kur është e ndaluar me ligj).

Gjithashtu, ju pranoni të hiqni dorë nga të drejtat morale lidhur me Krijimin tuaj, për ndonjë nga përdorimet e propozuara te listuara më sipër.

Duke paraqitur një Krijim, ju pranoni të çlironi, mbani të padëmtuar dhe dëmshpërbleni në emër të vetes dhe pasardhësve, të caktuarëve dhe përfaqësuesve tuaj, P&G dhe secilit prej zyrtarëve, drejtorëve dhe punonjësve të saj përkatës nga dhe kundër çdo dhe të gjitha pretendimeve, padive, veprimeve, kërkesave, detyrimet dhe dëmet e çfarëdo lloji që lindin nga ose në lidhje me përdorimin e një Krijimi të tillë, duke përfshirë, pa kufizim, çdo kërkesë për reklamim të rremë, shkelje të të drejtës së autorit, cënim të privatësisë, shkelje të së drejtës së publicitetit ose të moralit të drejtat dhe/ose shpifjen. Pa u kufizuar në sa më sipër, në asnjë rast nuk do të keni të drejtë, dhe ju hiqni dorë nga çdo e drejtë, urdhërim, ndalim ose ndërhyrje në përdorimin e Krijimit ose Përmbajtjes suaj personale të mishëruara në një Krijim të tillë ose shfrytëzimit të ndonjë prej të drejtave të P&G siç është shënuar më sipër.

Ju pranoni se P&G mbështetet në garancinë tuaj, ofrimin e të drejtave, çlirimeve duke ju lejuar që të dorëzoni një Krijim. Ju pranoni që nuk mund të përfundoni ose të anulloni dhënien e të drejtave dhe licencave dhe / ose çlirimeve të gjendura në këtë Marrëveshje.

P&G nuk garanton se do të keni mundësi modifikoni/redaktoni ose fshini Krijimin tuaj. Ju pranoni se ju, jo P&G, jeni përgjegjës për përmbajtjen e çdo Krijimi.

Kthehu në fillim

Kodi Sjelljes

Duke aksesuar/hyrë apo përdorur një Faqe Interneti ose çdo element tjetër të ofruar nëpërmjet faqes tonë, duke përfshirë por pa u kufizuar, kur paraqisni një Krijim në Faqen tonë, ju pranoni te zbatoni standardet e mëposhtme të sjelljes. Ju pranoni, se nuk do të autorizoni apo lehtësoni çdo përpjekje nga një person apo subjekt tjetër për të:

  • • Përdorur këtë Faqe duke shkelur këto Kushte;
  • • Riprodhojë, dyfishojë, kopjojë, shesë, rishesë ose shfrytëzojë për qëllime tregtare çdo pjesë të Faqes ose përdorim në Faqe;
  • • Ngacmuar, kërcënuar, ose me qëllim të vërë në siklet ose të shkaktojë shqetësim një personi ose subjekti tjetër;
  • • Imituar një person apo enitet tjetër;
  • • Promovojë, kërkojë, ose të marrë pjesë në ndonjë marketing të nivelit të lartë ose skemave piramidale;
  • • Të kërkojë informacion personalisht të identifikueshëm nga ose të shfrytëzojë çdo individ nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç;
  • • Të angazhohet në aktivitete shqetësuese të tilla si dërgimi i mesazheve të shumëfishta në përpjekje për të monopolizuar forumin ose postimin pa lidhje me temën ose temën e caktuar të forumit;
  • • Futur viruse, worms, Trojan Horses, kode të dëmshme, ose ndonjë program ose material tjetër që përmban një komponent të dëmshëm për faqen e internetit;
  • • Të hyjë në mënyrë të paautorizuar në ndonjë sistem kompjuterik ose pjesë jo-publike të Faqeve ose të ndërhyjë ose të prishë Faqen, serverët ose rrjetet e lidhura me Faqen e Internetit;
  • • Dhunojë privatësinë e çdo personi, duke përfshirë dërgimin e informacionit personalisht identifikues ose në ndonjë mënyrë tjetër private ose të ndjeshme për një person pa pëlqimin e tyre ose mbledhjen e informacionit personal të identifikueshëm për përdoruesit e faqeve;
  • • Merren me, inkurajojnë, nxisin, japin udhëzime ose diskutojnë me qëllimin për të kryer sjellje që do të përbënin një vepër penale ose civile ose në ndonjë mënyrë tjetër do të shkelte ndonjë ligj apo rregullore federale, shtetërore, lokale ose ndërkombëtare.

P&G nuk garanton që Përdoruesit e tjerë janë ose do të jenë në përputhje me Kodin mësipërm të Sjelljes ose ndonjë dispozitë tjetër të këtyre Kushteve dhe, midis nesh, ju merrni përsipër të gjithë rrezikun e dëmit ose dëmtimit që rrjedh nga një mungesë e tillë e pajtueshmërisë.

Kthehu në fillim

Na kontaktoni

Nëse këto Kushte nuk i përgjigjen pyetjes tuaj, ose nëse doni të raportoni një shkelje te Kodit tonë të Sjelljes, ju lutem na kontaktoni në adresat më poshtë:

Posta:

The Procter & Gamble Company
One Procter & Gamble Plaza
Cincinnati, Ohio 45202
Shtetet e Bashkuara të Amerikes

E-mail

Ju lutem klikoni www.pg.com dhe klikoni linkun “Na kontaktoni” në krye të faqes

Kthehu në fillim

Të drejtat e Autorit 2001 – 2016 P&G. Të gjitha të drejtat e rezervuara.