Change Text Size Resize Text Small(12 point) Resize Text Medium(14 point) Resize Text Large(16 point)

Rregullorja e P&G për Privatësinë e Konsumatorit
09/15/2020

Ne punojmë shumë që të ndërtojmë dhe të ruajmë një marrëdhënie besimi me ju. Prandaj, kur bëhet fjalë për të trajtuar informacionin tuaj, ne e bëjmë këtë me kujdes dhe në mënyrë sensitive, dhe në mënyra që e respektojnë atë besim. Kjo Rregullore ju informon se si e bëjmë ne këtë, duke përfshirë llojet e informacionit që grumbullojmë, mënyrën se si e përdorim dhe e mbrojmë atë, dhe se si mund të vendosni se çfarë bëjmë ne me të. Objektivi ynë është t’ju ndihmojmë të kuptoni se si e përdorim ne informacionin tuaj për të përmirësuar përmbajtjet tona, produktet, reklamat dhe shërbimet tona.


Një prezantim i shkurtër i praktikave tona të privatësisë

çfarë grumbullojmë ne

  • Informacioni që ju na jepni
  • Informacioni që ne grumbullojmë kur ju na kontaktoni, vizitoni faqet tona të internetit , përdorni aplikacionet ose shërbimet tona nëpërmjet telefonave celularë, përdorni produktet ose pajisjet tona ose shikoni reklamat tona publicitare
  • Informacioni që ne marrim nga shoqëri të tjera që kanë marrë miratimin tuaj për ta shpërndarë ose shitur atë ose kanë marrë sigurinë se shoqëri të tjera nga të cilat ata kanë marrë informacionin tuaj mund ta ndajnë me ta dhe, nga ana e tyre, me ne dhe/ose shoqëri të tjera
  • Informacioni që marrim nga shoqëri të tjera kur ju vizitoni faqet e tyre të internetit

Ne mund të kombinojmë çdo pjesë të këtij informacioni ose të gjithë informacionin për të krijuar produkte, shërbime dhe përvoja konsumatori më të mira.

si e përdorim ne informacionin tuaj

  • Për t’ju dërguar produkte dhe shërbime që ju kërkoni
  • Për t’ju treguar rreth produkteve dhe shërbimeve tona dhe te partnereve tane të marketingut
  • Për të na ndihmuar të administrojmë faqet tona të internetit dhe shërbimet tona

si dhe kur e shpërndajmë informacionin tuaj

  • Kur marrim miratimin tuaj, me partnerët tanë të përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të mund t’ju dërgojmë oferta, promocione ose reklama rreth produkteve dhe shërbimeve të tyre që ne besojmë se mund t’ju interesojnë
  • Me shoqeritë e tjera që angazhojmë për të na ndihmuar të administrojmë aktivitetin tonë
  • Si pjesë e shitjes së një marke ose aktiviteti të P&G tek një shoqëri tjetër
  • Për të na ndihmuar të mbrojmë të drejtat ose pasuritë tona, p.sh. për parandalimin e mashtrimeve ose sigurinë e informacionit
  • Kur kërkohet nga ligji ose autoritetet shtetërore

zgjedhjet tuaja

Ju mund të na tregoni se si mund ta përdorim informacionin tuaj duke klikuar mbi adresat e internetit si më poshtë:

Nëse jetoni në vendet e BE-së, ju keni të disa të drejta për të dhënat personale, duke përfshirë të drejtën për të aksesuar se çfarë informacioni personal kemi rreth jush, për të bërë korrigjime ose përditësime , për të na kërkuar që të fshijmë ato të dhëna, ose për të marrë një kopje të këtij informacioni. Këto të drejta nuk zbatohen në të gjitha rastet. Ju lutemi klikoni adresat e mëposhtme të internetit në mënyrë që të:

Si e mbledhim ne informacionin tuaj

Ne e mbledhim informacionin rreth jush në shumë mënyra nga shumë vende. Disa prej informacioneve që grumbullojmë mund të përfshijnë informacion personal që mund të përdoret për t’ju identifikuar juve; për shembull, emri juaj, adresa e e-mailit, numri i telefonit ose adresa postare. Në disa vende si p.sh. ato në BE, të tilla elemente si adresa e IP-së ose cookie dhe identifikuesit e pajisjes celulare mund të konsiderohen gjithashtu informacion personal.

Vini re : Ne mund të kombinojme të gjithë informacionin që mbledhim rreth jush për t’ju dhënë produkte më të mira, shërbime dhe përvojë më të mirë si përdorues.

ju na e jepni atë. Ju na jepni informacionin tuaj kur regjistroheni për një llogari në faqet tona të internetit ose në aplikacionet celulare ose duke na telefonuar ose duke na dërguar e-mail. Ne mund t’ju kërkojmë të dhëna të tilla si: emri, adresa e e-mailit ose adresa e shtëpisë, data e lindjes, informacioni i pagesës, mosha juaj, gjinia, numri i personave në familjen tuaj, si dhe mënyrën se si dëshironi që t’ju dërgojmë informacion rreth produkteve dhe shërbimeve tona, për shembull, në adresën e shtëpisë suaj, adresën e e-mail ose duke ju dërguar mesazh.

nga faqet e internetit dhe emailet. Ne mund të përdorim teknologji që mbledhin automatikisht informacion kur ju vizitoni faqet tona te internetit, shikoni reklamat tona, ose përdorni produktet ose shërbimet tona. Për shembull, ne përdorim cookies (një skedar shumë i vogël në shfletuesin e kompjuterit tuaj) për të na treguar se çfarë shfletuesi dhe sistemi operativ përdorni, adresën tuaj të IP-së, faqet e internetit që vizitoni, adresat e internetit që klikoni ose nëse keni hapur apo jo një e-mail prej nesh.

nga aplikacionet te pajisjeve celulare dhe pajisjet e lidhura me internetin. Për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshmesi përdorues , ne mund të përdorim teknologji që mbledhin informacion nga telefoni juaj kur ju përdorni aplikacionet tona celulare ose nga pajisjet "smart" në shtëpinë tuaj. Ju e miratoni këtë kur shkarkoni aplikacionin ose instaloni pajisjet shtëpiake të lidhura me internetin. Ky informacion mund të përfshijë identifikimin e celularit tuaj ose të një pajisjeje tjetër reklamuese, informacion rreth sistemit te operimit te telefonit tuaj, mënyrën se si e përdorni aplikacionin ose pajisjen si dhe vendndodhjen tuaj fizike. Juve do t’ju shfaqet një njoftim në telefonin ose pajisjen tuaj që ju jep opsionin të pranoni ose të refuzoni që të na lejoni të dimë vendndodhjen tuaj të saktë gjeografike (saktësisht ku qëndroni ose nga ku po lundroni në internet).

nga vende të tjera. Ne mund të marrim informacion nga shoqëri të tjera që e ndajnë atë me ne ose na e shesin. Për shembull, ju mund t’i keni dhënë miratimin një shoqërie tjetër që të ndajë informacionin tuaj personal me ne kur regjistroheni për shërbimet e telekomunikimit ose programin e një shitësi për pikë besnikërie. Ne mund të grumbullojmë gjithashtu informacion nga vende që ju e dini se të gjithë mund t’i shikojnë, si p.sh. postimet në internet, postimet në blogje, videot ose rrjeteve sociale. Ne gjithashtu mund të marrim informacion nga shoqëri të tjera që merren me grumbullimin ose mbledhjene informacionit rreth jush nga bazat e të dhënave të disponueshme publikisht ose nga miratimi që keni dhënë për përdorimin e tyre dhe rrjedhimisht prej nesh të informacionit tuaj. Ky mund të jetë informacion rreth nivelit të të ardhurave tuaja, moshës, gjinisë, numrit të personave në familjen tuaj, si dhe produkteve që keni blerë në internet ose nga dyqane në lagjen tuaj.


Mënyrat si e përdorim informacionin tuaj

Ne e përdorim informacionin tuaj për të na ndihmuar të arrijmë qëllimin tonë që të përmirësojmë jetën e personave si ju çdo ditë në mbarë botën. Ne e përdorim informacionin tuaj për t’iu përgjigjur pyetjeve ose kërkesave tuaja për informacion, për t’ju dërguar produkte ose mostra që keni kërkuar, për t’ju ndihmuar të menaxhoni preferencat tuaja të aplikacionit ose të faqes se internetit të P&G, për t’ju lejuar të regjistroheni në konkurset ose lotaritë tona ose për të përpunuar pagesën tuaj për produktet që blini nga ne. Ne gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj jopersonal (p.sh. të dhënat e blerjes, kërkesat për kampione etj.) në studimet dhe analitikën e konsumatorëve (ose informacion personal kur keni pranuar të merrni pjesë në këto studime) për të mësuar më shumë se çfarë duan konsumatorët në mënyrë që ne të prodhojmë produkte të reja ose të përmirësojmë ato ekzistueset.

Një mënyrë tjetër për të përdorur informacionin tuaj është qe të sigurohemi që komunikimet që merrni prej nesh të jenë të përshtatshme dhe të dobishme për ju si individ. Për shembull, ne mund t’ju dërgojmë informacion rreth produkteve Gillette® nëse keni shfaqur interes në produktet tona të rrojës duke vizituar Gillette.com. Kur e bëjmë këtë, ne do të përdorim informacionin tuaj, një identifikues "cookie " ose të dhëna identifikuese të pajisjes, për të kufizuar numrin e herëve që ju shihni të njëjtën reklamë nga Gillette. Ne duam që ju të dëgjoni prej nesh rreth produkteve që ju përdorni dhe pëlqeni pa qenë nevoja të dëgjoni të njëjtin mesazh vazhdimisht.

Ne mund të përdorim gjithashtu informacion e mbledhur nga shumë persona pa identifikuar asnjë individ, për të kuptuar më mirë se si përdoren faqet tona te internetit ose për të studiuar zakonet e konsumatorëve në mënyrë që të prodhojmë produkte dhe të ofrojmë shërbime që plotësojnë nevojat e të gjithë konsumatorëve që kanë gjëra të përbashkëta. Për shembull, ne mund të mësojmë shumë rreth konsumatorëve që janë prindër të rinj që lexojnë faqet tona te internetit rreth produkteve për bebe, në mënyrë që të mund t’ju shërbejmë më mirë prindërve të rinj kudo me produktet dhe shërbimet që duan. Përdorimi i këtij informacioni jopersonal në këtë mënyrë ndihmon që të ruajmë privatësinë tuaj. Ne gjithmonë do të përpiqemi të përdorim informacion jopersonal sa herë që është e mundur për këtë arsye. Ne do të përpiqemi sa herë që të jetë e mundur të përdorim informacionin tuaj jo personal, për këtë arsye.

Për të mbrojtur më tej privatësinë tuaj, ne do të përdorim sa më pak informacion që mundemi për të përfunduar detyrën që kemi, për të zbatuar masa për të parandaluar përzierjen e informacionit në mënyra që do të lejonin cookie dhe të dhënat identifikuese të pajisjeve që t’ju identifikonin ju menjeherë (p.sh. me emër) dhe për të fshirë informacionin tuaj kur nuk na nevojitet më për qëllime biznesi.


Si e mbrojmë ne informacionin tuaj

Ne e respektojmë informacionin tuaj personal dhe ndërmarrim masa për ta mbrojtur atë nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi. Në rastet ku është e përshtatshme, këto hapa mund të përfshijnë masa teknike si mure mbrojtëse, sistemet e zbulimit dhe parandalimit të ndërhyrjeve, fjalëkalime unike dhe komplekse, si dhe kodim. Ne gjithashtu përdorim masa organizative dhe fizike, si p.sh. trajnimin e personelit mbi detyrimet rreth përpunimit të të dhënave, identifikimin e incidenteve dhe rreziqeve të të dhënave, kufizimin e aksesit të personelit tek informacioni juaj personal, si dhe garantimin e sigurisë fizike duke përfshirë sigurimin e përshtatshëm të dokumenteve që nuk janë më në përdorim.


Çfarë shpërndajmë ne

me shoqeritë e tjera.  Në rastet kur ne kemi miratimin tuaj, ne mund ta ndajmë informacionin tuaj me partnerë të përzgjedhur në mënyrë që ata të mund t’ju dërgojnë oferta, promocione ose reklama rreth produkteve ose shërbimeve që besojmë se mundtë jenë në interesin tuaj . Për shembull, personat që marrin e-maile të P&G nga markat tona të pelenave si Pampers®, mund të pranojnë që të marrin komunikime rreth qumështit të bebeve të prodhuar nga shoqëri të tjera. Ne nuk e shesim informacionin tuaj personal tek tregtarët jashtë P&G. Ne mund të ndajmë informacion që nuk ju identifikon personalisht, me shoqëri të tjera për çfarëdo qëllimi.

me ofruesit e shërbimeve.  Ne mund të kemi nevojë të ndajmë informacionin tuaj me shoqëri që na ndihmojnë të administrojmë biznesin tonë, duke përfshirë mbajtësin e faqeve tona të internetit, dërgimin e e-maileve tona tek ju, analizimin e të dhënave që grumbullojmë, dhe dërgimin tek ju të produkteve dhe shërbimeve që keni kërkuar. Ne ndajmë vetëm informacionin personal që nevojitet për këto shoqeri për të përmbushur detyrat që ne u kërkojmë. Atyre u kërkohet të mbrojnë informacionin tuaj në të njëjtën mënyrë si ne dhe që nuk do ta shpërndajnë ose përdorin atë për çfarëdo qëllimi tjetër.

situata të tjera. Nëse një markë ose një prej aktiviteteve tona me të cilin keni ndarë të dhënat tuaja personale shitet tek një shoqëri tjetër, të dhënat tuaja do të shpërndahen me atë shoqëri. Si rezultat, llogaria juaj dhe të dhënat tuaja personale në të nuk do të fshihen përveçse kur ju i kërkoni markës ose shoqërisë së re se dëshironi që të fshihen. Ne gjithashtu mund ta ndajmë informacionin tuaj me shoqëritë që na ndihmojnë të mbrojmë të drejtat dhe pronën tonë ose kur kërkohet nga ligji ose autoritetet shtetërore.


Të drejtat dhe zgjedhjet tuaja


marketingu. Ju mund të na kërkoni të ndalojmë së dërguari e-maile dhe mesazhe duke ndjekur udhëzimet e çregjistrimit që dërgohen me këto komunikime. Ju gjithashtu mund të zgjidhni të ndaloni marrjen e e-maileve të marketingut, SMS-ve ose materialeve me postë duke klikuar këtu. Megjithëse ne i respektojmë zgjedhjet tuaja, për ta bërë këtë mund të na nevojitet të mbajmë informacion. Për shembull, nëse na kërkoni të ndalojmë dërgimin e e-maileve të marketingut, ne do të na nevojitet adresa juaj e e-mailit në dosje në mënyrë që sistemi ynë të memorizojë informacionin se ju nuk dëshironi të merrni më komunikime me e-mail në atë adresë e-maili.

llogaritë. Në varësi të vendit ku jeni regjistruar, llogaria juaj e P&G mund të ofrojë mundësinë për të pasur akses në informacionin tuaj dhe për të bërë përditësime ose për të fshirë të dhënat tuaja. Nëse jo, ju mund të klikoni këtu për të bërë një kërkesë.

rezidentët e Bashkimit Europian. Nëse jetoni në vendet e BE-së, ju mund të keni akses në të dhënat tuaja personale që ne mbajmë rreth jush, të kërkoni që të korrigjohet, fshihet ose kufizohet informacioni i pasaktë, i vjetruar ose që nuk është më i nevojshëm dhe të na kërkoni t’ju japim të dhënat tuaja në një format që ju lejon ta transferoni atë te një ofrues tjetër shërbimi. Ju gjithashtu mund të tërhiqni miratimin tuaj në çdo moment, në rastet kur ne mbështetemi te miratimi juaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Dhe ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale (kjo do të thotë të na kërkoni të ndalojmë përdorimin e tyre) aty ku ai përpunim është sipas interesave tona legjitime (kjo do të thotë se kemi një arsye për përdorimin e të dhënave). Nëse dëshironi më shumë informacion rreth mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtave tuaja për të dhënat personale në përgjithësi, vizitoni faqen e internetit te Komisionerit Evropian të Mbrojtjes së Të dhënave në https://edps.europa.eu/data-protection/ Nëse nuk jeni i kënaqur me përgjigjen tonë për kërkesat tuaja, ju mund të depozitoni një ankesë pranë autoritetit të mbrojtjes së të dhënave në vendin tuaj. Zgjidhni nga opsionet e mëposhtme për të bërë kërkesën tuaj:

Kërkesat e përgjithshme. Për të bërë një kërkesë në lidhje me të dhënat personale që përdoren për marketing, e cila do të përfshijë për shembull informacionin që na keni dhënë kur jeni regjistruar përmes një prej faqeve te internetit ose aplikacioneve tona, na kontaktoni këtu.

Reklamimi në media Për të bërë një kërkesë në lidhje me të dhënat personale të përdorura për reklamimin, që do të përfshinin p.sh. informacione që kemi për ju në nivelin e kukive ose në nivelin e ID-së së pajisjes dhe që i përdorim për t'ju ofruar reklama të përshtatshme, na kontaktoni këtu. Mund ta përdorni këtë lidhje për të gjitha kërkesat për akses, si dhe për fshirjen dhe refuzimin. Sidoqoftë, nëse kërkesa juaj është për fshirjen, do të duhet të kontaktoni po ashtu me Tapad në privacy@tapad.com dhe të kërkoni “fshirjen e të dhënave tuaja në P&G”, pasi ajo palë shitëse mban për ne një kopje të pasinkronizuar të të njëjtave informacione. Si alternativë, mund të na dërgoni drejtpërdrejt me email [emaili: corporateprivacy.im@pg.com] cookieID ose MAID dhe ne mund t'i bëjmë ato kërkesa në emrin tuaj. Mund të ketë po ashtu të dhëna të lidhura me ID-në e kukive ose të pajisjes suaj në platformat e partnerëve tanë për kërkesën (ose shërbimin e reklamave) dhe verifikimin e reklamave. Për ato të dhëna, shikoni këtu dhe këtu.

Studimet kërkimore mbi konsumatorët. Për të bërë një kërkesë në lidhje me të dhënat personale që mund të kemi si rezultat i pjesëmarrjes suaj në një prej studimeve tona kërkimore, shikoni informacionin e kontaktit të dhënë në formularin tuaj të miratimit ose telefononi ose vizitoni qendrën tuaj kërkimore.

Profesionistët e shëndetit dentar Nëse jeni profesionist i shëndetit dentar dhe na keni dhënë informacionin tuaj si pjesë e një prej programeve tona informuese, duke përfshirë përmes https://www.dentalcare.com, na kontaktoni përmes numrave përkates të vendit tuaj dhe adresave të e-mailit të listuara më poshtë.

Vendi

Call Center

Emaili

Gjermani

0203 570 570

N/A

Austri

00800 570 570 00

N/A

Zvicër

00800 570 570 00

N/A

Mbretëria e Bashkuar

0870 242 1850

Klikoni këtu

Spanjë

900 670 270

Klikoni këtu

Itali

+390650972534

N/A

Francë

+ 33 (0) 825 878 498

Klikoni këtu
Klikoni këtu
Klikoni këtu

Belgjikë

N/A

Klikoni këtu

Holandë

N/A

Klikoni këtu

Poloni

0 801 25 88 25

N/A


Cookies

Cookies janë dosje të vogla që dërgohen në kompjuterin tuaj kur ju lundroni në internet. Ata ruajnë informacione të dobishme në lidhje me mënyrën që ju bashkëveproni me faqen e internetit që vizitoni. Cookies nuk ruajnë asnjë informacion që ndodhet në kompjuterin ose pajisjet apo dosjet tuaja. Cookies nuk përmban asnjë informacion që do tju identifikojë juve si person. Cookies tregojnë pajisjen dhe kompjuterin tuaj vetëm si numra dhe gërma të përcaktuara rastësisht dhe asnjëherë si, per shëmbull, John E. Smith.  

Ne i përdorim cookie për një numër arsyesh, si p.sh.:

  • për t’ju servirur reklama të përshtatshme
  • për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si bashkëveproni me përmbajtjen e P&G
  • për të na ndihmuar të përmirësojmë eksperiencën tuaj kur vizitoni faqet tona të internetit
  • për të kujtuar preferencat tuaja, si p.sh. gjuhën ose rajonin, në mënyrë që të mos jetë nevoja që ju t'a personalizoni faqen tuaj të internetit sa herë që e vizitoni
  • për të identifikuar gabime dhe për t’i zgjidhur ato
  • për të analizuar se sa mirë funksionojnë faqet tona të internetit

Këto janë llojet e cookie që përdorim:

  • cookie e sesioneve. Faqet e internetit nuk kanë memorie. Cookie e sesioneve ju mbajnë mend (duke përdorur ID të krijuara rastësisht si: ABC12345) ndërsa lëvizni nga një faqe në tjetrën në mënyrë që mos t’ju kërkohet të jepni të njëjtin informacion që keni dhënë tashmë në kete faqe internetit. Për shembull, cookie-t e sesioneve janë jashtëzakonisht të dobishëm kur blini online, pasi pa keto, artikujt që vendosni në shportën e blerjeve do të zhdukeshin sa herë që shkonit te faqja e pagesës! Këto cookie fshihen sapo dilni nga faqja e internetit ose mbyllni shfletuesin. 
  • cookie-t e përhershëm. Cookie-t e përhershëm lejojnë që faqet e internetit të mbajnë mend se çfarë preferoni ju kur ktheheni sërish. Për shembull, nëse zgjidhni të lexoni faqen e internetit në frëngjisht në vizitën tuaj të parë, herën tjetër që do të ktheheni faqja e internetit do të shfaqet automatikisht në frëngjisht. Duke mos qenë nevoja të zgjidhni gjuhën çdo herë, e bën përdorimin më praktik, më efikas dhe më të lehtë për ju.   
  • cookie-t e reklamimit. Këto cookie mund të përdoren për të mësuar se çfarë interesash mund të keni në përgjithësi, bazuar, për shembull në faqet e internetit që vizitoni dhe produktet që blini. Kjo mund të na ndihmojë gjithashtu të konkludojmë gjëra rreth jush si moshën, statusin martesor, si dhe sa fëmijë mund të keni. Këto të dhëna na lejojnë t’ju dërgojmë ju reklama për produktet dhe shërbimet që përshtaten më mirë me gjërat që pëlqeni ose që ju nevojiten. Ato na lejojnë gjithashtu që të kufizojmë numrin e herëve që ju shikoni të njëjtën reklamë.       
  • cookie-t analitike. Këto cookie na tregojnë se si funksionojnë faqet tona të internetit. Në shumë raste, ne i përdorim cookie-t analitike të Google për të monitoruar performancën e faqeve tona të internetit. Mundësia jonë për të përdorur dhe ndarë informacionin e grumbulluar nga Google Analytics rreth vizitave tuaja kufizohet nga Kushtet e përdorimit të Google Analytics dhe Politika e privatësisë së Google.

Si mund t’i kontrolloni cookie-t. Ju mund të caktoni shfletuesin tuaj që të refuzojë të gjitha cookie-t ose të tregojë se kur një cookie dërgohet në kompjuterin tuaj. Megjithatë, kjo mund të pengojë që faqet tona të internetit ose shërbimet tona të funksionojnë siç duhet. Ju mund të vendosni gjithashtu që shfletuesi juaj të fshijë cookie sa herë që ju përfundoni shfletimin.

teknologjitë e tjera. 

  • sinjalizuesit me bazë afërsinë. Sinjalizuesit dërgojnë sinjale njëdrejtimëshe te aplikacionet celulare që instaloni në telefonin tuaj në distanca shumë të shkurtra për t’ju treguar, për shembull, se çfarë produktesh janë në shitjeendërsa vizitoni një dyqan. Sinjalizuesit komunikojnë vetëm me pajisjen tuaj kur jeni mjaftueshmërisht afër dhe pasi keni dhënë miratimin brenda aplikacionit celular të shoqëruar me atë sinjalizues të caktuar. Nga ana e tyre, aplikacionet mund të na japin informacion vendndodhjeje për të na ndihmuar të personalizojmë reklamimin dhe ofertat për ju. Për shembull, kur jeni pranë një sinjalizuesi në seksionin e kujdesit të lëkurës të një supermarketi, ne mund t’ju dërgojmë një kupon me 4 $ zbritje.
  • pikselët.   Këto janë objekte shumë të vogla të integruara në një faqe interneti, por nuk janë të dukshme. Ato njihen gjithashtu edhe si “etiketa”, “insekte të faqes së intenetit”, ose “GIF-e me pikselë”. Ne i përdorim pikselët për të dërguar cookie në kompjuterin tuaj, për të monitoruar aktivitetin tonë të faqes së internetit, për ta bërë më të lehtë identifikimin në faqet tona të internetit, si dhe për aktivitete të marketingut online. Ne gjithashtu përfshijmë pikselët në mesazhet tona promocionale me e-mail ose në buletinet tona informative për të përcaktuar nëse i hapni dhe nëse veproni në to.
  • identifikuesit e pajisjeve celulare dhe SDK-të.   Ne përdorim kod software-i në aplikacionet tona celulare për të grumbulluar informacione të ngjashme me ato që grumbullojnë cookie në internet. Ky do të jetë informacion si p.sh. identifikuesit tuaj celularë (iOS IDFA dhe Android Advertising ID) dhe mënyra se si i përdorni aplikacionet tona. Njësoj si cookie, informacioni i pajisjes që grumbullojmë automatikisht ndërsa përdorni aplikacionet tona, asnjëherë nuk do t’ju identifikojë ju personalisht. Ne e njohim një pajisje vetëm si numra dhe shkronja të rastësishme (p.sh. ID-ja e reklamimit EFG4567) dhe asnjëherë, për shembull si, John E. Smith.     
  • vendndodhja e saktë gjeografike.   Ne mund të marrim informacion rreth vendndodhjes suaj të saktë nga gjëra të tilla si koordinatat e sistemit të pozicionimit global (GPS) (gjatësia dhe gjerësia) kur përdorni aplikacionet tona celulare. Ju do t’ju shfaqet gjithmonë një njoftim në telefonin ose pajisjen tuaj që do t'ju kërkojë të pranoni ose të refuzoni që të na lejoni ne të dimë saktësisht pozicionin tuaj se ku ndodheni në botë. Ju duhet të kuptoni se nuk do t’ju kërkojmë gjithmonë miratimin për të ditur në përgjithësi se jeni në një qytet më të gjerë, kod postar ose provincë. Për shembull, ne nuk e konsiderojmë vendndodhje të saktë nëse dimë vetëm se jeni diku në Manila, në Filipine.


Reklamimi sipas interesave

Kur ju vizitoni faqet e internetit të partnerëve tanë, ne mund t’ju shfaqim reklama ose përmbajtje të tjera që besojmë do t’ju pëlqejë t’i shikoni. Për shembull, ju mund të merrni reklama për detergjentët Tide® nëse vërejmë se vizitoni faqe interneti që shesin veshje per femije ose artikuj shkollore. Dhe nga ai informacion ne mund të arrijmë në perfundimin se keni fëmijë dhe prandaj mund t’ju interesojë një produkt i fuqishëm për larjen e rrobave. Në këtë mënyrë, ne dëshirojmë t’ju dërgojmë informacione të përshtatshme rreth produkteve tona që mund t’ju hyjnë në punë.         

ne mësojmë nga grupet e konsumatorëve që ndajnë interesa të ngjashme.   Ne mund t’ju vendosim në një grup të veçantë konsumatorësh që shfaqin të njëjtat interesa. Për shembull, mund t’ju vendosim në grupin e “admiruesve të brisqeve” nëse ju shohim shpesh të blini brisqe online ose mund të jeni “kërkues ofertash” nëse vërejmë se përdorni kuponë online ose kërkoni skonto ose ulje çmimesh. Ne i vërejmë këto gjëra rreth jush ndërsa ju shikoni në faqet e internetit, lidhjet që klikoni në faqet tona të internetit dhe faqet e tjera të internetit që vizitoni, aplikacionet për celular që përdorni, ose e-mailet tona të markave që shikoni dhe lidhjet që klikoni në këto e-maile. Ne i grumbullojmë cookie-t dhe të dhenat identifikuese të pajisjeve së bashku për të na ndihmuar të mësojmë rreth tendencave të përgjithshme, zakoneve ose karakteristikave nga një grup që vepron në mënyrë të ngjashme online dhe/ose jashtë linje. Duke vepruar kështu, ne mund të gjejmë dhe të shërbejmë shumë të tjerë që “janë të ngjashëm” me ata që janë në grup dhe prandaj u dërgojmë atyre atë që besojmë se do të jenë oferta dhe informacione të dobishme për produktet.          

ne lidhim informacione të tjera me cookie dhe te dhenat identifikuese te pajisjeve tuaja.   Cookie dhe të dhënat identifikuese të pajisjeve tuaja mund të plotësohen me informacione të tjera, si p.sh. informacion rreth produkteve që blini jashtë linje ose informacion që na jepni direkt kur krijoni një llogari në faqet tona të internetit Ne në përgjithësi e bëjmë këtë në mënyra që nuk ju identifikojnë ju personalisht. Për shembull, ne mund të dimë se ID-ja e cookie-t ABC12345 i përket grupit të admiruesve të brisqeve bazuar në vizitat e personit në faqe tona te internetit, moshën, gjininë dhe zakonet e blerjeve, por ne nuk e dimë emrin apo adresën apo informacione të tjera të atij personi që do ta identifikonin atë si person. Nëse duam ndonjëherë të identifikojmë personalisht informacionin e cookie-t ose pajisjes suaj (historikun e shikimit të faqes se internetit dhe aplikacioneve), ne do t’ju pyesim gjithmonë përpara se ta bëjmë këtë.           

ne mund t’ju njohim nëpërmjet kompjuterëve tuaj, tabletët, telefonave dhe pajisjeve tuaja.   Ne mund të dimë se ID e cookie-t ABC12345 është nga një kompjuter që mund të jetë lidhur me të njëjtin person ose familje që zotëron celularin me ID pajisjeje EFG15647. Kjo do të thotë se mund të kërkoni për pelena në laptop, të klikoni në një lidhje me rezultate kërkimi në Google që kemi sponsorizuar, dhe më pas të shikoni një reklamë nga marka jonë e pelenave Pampers® në celularin tuaj. Ne mund të supozojmë ose konkludojmë se i njëjti person zotëron kompjuterin dhe telefonin sepse, për shembull, ai identifikohet në të njëjtin rrjet Wi-Fi çdo ditë në të njëjtën kohë. Duke kuptuar se pajisjet duket se përdoren nga një person ose familje, na ndihmon të kufizojmë numrin e herëve që ju shikoni të njëjtën reklamë nëpër të gjitha pajisjet tuaja. Dhe kjo është e rëndësishme sepse në këtë mënyrë nuk mërziteni me ne që ju bombardojmë me të njëjtën reklamë dhe nuk paguajmë për këto reklama përsëritëse që nuk duam që ju të merrni.          

si të ndaloni marrjen e reklamave sipas interesave.   Për të ndaluar marrjen e reklamave të P&G sipas interesave, mund të klikoni te ikonat e WebChoices ose AppChoices në një prej faqeve tona të internetit ose në një prej aplikacioneve tona për celular. Ju mund të parandaloni gjithashtu marrjen e reklamave sipas interesave në faqe interneti duke refuzuar cookie-t në shfletuesit tuaj, duke refuzuar kërkesat për “akses tek të dhënat” që aplikacionet paraqesin zakonisht kur i instaloni ato, ose duke rregulluar opsionet e gjurmueshmërisë të reklamave në pajisjen tuaj.    

ju do të shikoni reklama “kontekstuale” edhe nëse dilni nga reklamat sipas interesave.   Edhe nëse ndalojmë dërgimin e reklamave sipas interesave, ju do të merrni sërish reklama nga markat tona në kompjuterin tuaj ose në pajisjet tuaja celulare. Megjithatë, këto reklama janë sipas kontekstit të faqeve të internetit që vizitoni dhe quhen reklama kontekstuale. Ndryshe nga reklamat sipas interesave që bazohen në faqet që vizitoni në celular ose në kompjuter, reklamat kontekstuale janë reklama që ju shfaqen sipas kontekstit të faqes se internetit specifik që vizitoni. Për shembull, ju mund të vazhdoni të shikoni një reklamë për një prej markave tona të kujdesit për bebet ndërsa shikoni produkte për ushqimin e bebeve online sepse këto faqe interneti tradicionalisht kanë pasur si vizitorë kryesisht prindër të rinj ose prindër të ardhshëm. Ju duhet të dini gjithashtu se ne mund të vazhdojmë të grumbullojmë informacion nga kompjuteri ose pajisjet tuaja dhe ta përdorim atë për qëllime të tjera si vlerësimi i mënyrës se si funksionojnë faqet tona të internetit, për studime mbi konsumatorët ose për të zbuluar mashtrimet.      

fshirja e cookie fshin edhe çregjistrimin.   Kur ju çregjistroheni nga reklamat sipas interesave, ne dërgojmë një cookie çregjistrimi në shfletuesin tuaj që na tregon se ju nuk doni më të merrni prej nesh reklama sipas interesave. Cookie i çregjistrimit do të fshihet nëse vendosni të fshini të gjitha cookie-t. Kjo do të thotë se ju duhet të çregjistroheni sërish nëse nuk doni të merrni reklama sipas interesave.   

Përputhshmërisë së Avancuar të Facebook-ut. Disa nga faqet tona përdorin funksionalitetet e Përputhshmërisë së Avancuar të Facebook-ut [link] i cili është një shërbim që ata u ofrojnë reklamuesve. Nëpërmjet këtyre funksionaliteteve, ne do të dërgojmë disa prej informacioneve që ju plotësoni në hapësirat e formularëve të faqes sonë (p.sh. emrin tuaj, adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit – asnjë të dhënë sensitive apo të kategorive të veçanta) në format të koduar në Facebook, ose pikëza e Facebook-ut do të kodojë dhe tërheqë automatikisht të dhënat, me qëllim lehtësimin e lidhjes suaj me cookie-n e shfletuesit tuaj ose me ID-në e pajisjes. E bëjmë këtë në mënyrë që të mund të piketojmë dhe të matim më mirë efektivitetin e reklamimit tonë në platformën e Facebook-ut. Në këtë mënyrë e dimë se nëse ju kemi shfaqur apo jo një reklamë në Facebook, a e keni klikuar atë, a keni vizituar faqen tonë dhe a keni blerë diçka – apo jo – pra nëse duhet të vazhdojmë të blejmë reklama në Facebook - apo jo.


Përpunimi, ruajtja dhe transferimi i të dhënave në Bashkimin Evropian

Ky seksion aplikohet vetëm për përpunimin e të dhënave personale të rezidentëve në vendet e BE-së. Qëllimi i tij është t’ju japë më shumë transparencë lidhur me përpunimin, ruajtjen dhe transferimin e të dhënave personale që ne kryejme të rezidentëve të BE-së e që është në përputhje me detyrimet dhe frymën e ligjit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të dhënave.

entitetet. Entitete të ndryshme të P&G mund të jenë kontrollues të të dhënave tuaja personale. Një kontrollues të dhënash personale është një entietet që drejton aktivitetin e përpunimit dhe është kryesisht përgjegjës për të dhënat. Grafiku i mëposhtëm identifikon kontrolluesit tanë të të dhënave për të dhënat e vendeve të BE-së. Për shembull, kur regjistroheni për e-mail në një prej faqeve tona franceze të internetit , entiteti i P&G i listuar pranë emrit të atij vendi do të jetë kontrolluesi i atyre të dhënave personale (p.sh. Procter & Gamble France SAS (LE 577).

Vendi

Kontrolluesi i të dhënave

Austri

Procter & Gamble Austria – Zweigniederlassung der Procter & Gamble GmbH, Wiedner Gürtel 13, 100 Wien

Bulgari

Procter & Gamble Bulgaria EOOD, Sofia 1592, 161 Iztochna Tangenta Blvd, Bulgaria

Rumani

For contests: Procter & Gamble Distribution SRL, 9-9A Dimitrie Pompei Blvd., Building 2A, District 2, Bucharest 020335, Romania

For other sites: Procter & Gamble Marketing Romania SR, 9-9A Dimitrie Pompei Blvd., Building 2A, District 2, Bucharest 020335, Romania

Poloni

Procter and Gamble DS Polska sp z o.o. , ul. Zabraniecka 20, 03-872 Warszawa

Belgjikë

Procter & Gamble Distribution Company (Europe) BVBA
For P&G Healthcare: P&G Health Belgium BVBA,
Temselaan 100, 1853 Strombeek-Bever

Republika Çeke

Procter & Gamble Czech Republic s.r.o., 269 32 Rakovnik, Ottova 402, Czech Republic

Hungari

Procter & Gamble RSC Regionális, 1082 Budapest, Kisfaludy utca 38., Hungary

Slovakia

Procter & Gamble, spol. s.r.o. , Einsteinova 24, 851 01 Bratislava, Slovakia

Kroacia

Procter & Gamble d.o.o. za trgovinu, Bani 110, Buzin, 10010 Zagreb, Croatia

Francë

Procter & Gamble France SAS
For P&G HealthCare:
Procter & Gamble Pharmaceuticals France SAS / P&G Health France SAS
163/165 quai Aulagnier, 92600 Asnières-sur-Seine

Gjermani

Procter & Gamble Service GmbH, Sulzbacher Strasse 40, 65824 Schwalbach am Taunus

For P&G Health: P&G Health Germany GmbH, Sulzbacher Strasse 40, 65824 Schwalbach am Taunus

Greqi

P&G Hellas Ltd., 49 Ag. Konstantinou str., 15124 Maroussi – Athens, Greece

Irlandë

Procter & Gamble UK, Seven Seas Limited, The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XP

Itali

Procter & Gamble Srl, viale Giorgio Ribotta 11, 00144 Roma

Holandë

Procter & Gamble Nederland B.V., Watermanweg 100, 3067-GG Rotterdam
New address as of April 27, 2020: Weena 505, 3013 AL Rotterdam

Portugali

Procter & Gamble Portugal, Productos de Consumo Higiene de Saude, S.A., S.A. Edificio Alvares Cabral 3º, Quinta da Fonte, 2774-527 Paço D'Arcos, Portugal

Spanjë

Procter & Gamble España, S.A., Avenida de Bruselas, 24, 28108 Alcobendas, Madrid Spain

Mbretëria e Bashkuar

Procter & Gamble UK
Seven Seas Limited, The Heights, Brooklands, Weybridge, Surrey KT13 0XP

Vendet e BE-së që nuk janë të listuara

Procter & Gamble International Operations SA, Route de Saint-Georges 47 1213 PETIT-LANCY Geneve

përpunimi dhe ruajtja. Si rregull i përgjithshëm, ne i ruajmë të dhënat tuaja për aq kohë sa nevojitet për të plotësuar qëllimin për të cilin u grumbulluan ose siç kërkohet nga ligji. Neve mund të na nevojitet t’i mbajmë të dhënat tuaja për më shumë se periudhat tona të specifikuara të ruajtjes për të respektuar kërkesat tuaja, duke përfshirë për të vazhduar që t’ju mbajmë të çregjistruar nga e-mailet e marketingut, ose për të respektuar detyrimet ligjore ose të tjera. Kjo tabelë ju tregon se çfarë lloji të dhënash grumbullojmë, qëllimet për të cilat i përdorim ato, pse këto përdorime janë në përputhje me ligjin (baza ligjore) dhe për sa kohë i mbajmë zakonisht ato (periudha e ruajtjes).

Lloji i të dhënave

Pse i grumbullojmë këto të dhëna

Baza ligjore

Periudha e ruajtjes

Marketingu

E-maili, emri, numri i telefonit,posta, lidhjet, interesat tuaja, profesioni juaj, zakonet tuaja, çfarë keni blerë, fotografitë ose videot që keni ngarkuar, informacioni rreth fëmijëve dhe shtëpisë suaj, përbërja e familjes suaj, numri i personave në familjen tuaj, lloji i flokut tuaj, lloji i lëkurës suaj, aroma juaj e preferuar, nëse keni kafshë shtëpiake Informacioni i lidhur me shëndetin (për shembull data e parashikuar për përfundimin e shtatzënisë tuaj) etj.

Për t’ju dërguar materiale që reklamojnë produktet ose shërbimet tona ose produktet ose shërbimet e partnerëve tanë.

Miratimi juaj për e-mailet dhe SMS-të dhe, dhe çdo të dhënë të kategorisë së veçantë aty ku e marrim, miratimi për postimin. Interesat legjitime për gjithçka tjetër.

Derisa të kërkoni të fshini të dhënat tuaja personale ose të tërhiqni miratimin tuaj. Nëse ju nuk e bëni këtë kërkesë, të dhënat personale do të fshihen sipas tabeles të mëposhtme:

emaili: pas <50 muajsh mungesë aktiviteti në të gjitha kanalet. Ne e përcaktojmë mungesën e aktivitetit përmes disa kritereve të brendshme.

SMS: pas <50 muajsh mungesë aktiviteti në të gjitha kanalet. Ne e përcaktojmë mungesën e aktivitetit përmes disa kritereve të brendshme.

posta: pas <50 muajsh mungesë aktiviteti në të gjitha kanalet. Ne e përcaktojmë mungesën e aktivitetit përmes disa kritereve të brendshme.

Konkurset

Emaili, emri, numri i telefonit, ndonjëherë edhe të dhëna të tjera.

Për t’u dhënë pjesëmarrësve ne konkurs informacione rreth konkursit, duke përfshirë njoftimin e fituesve të konkursit.

Miratimi juaj.

Për 24 muaj përveçse kur legjislacioni vendas na kërkon që t’i mbajmë për më shumë kohë.

Blerjet e produkteve

Emaili, emri, numri i telefonit, informacioni i pagesave (duke përfshirë të dhënat e llogarisë bankare IBAN ose të Paypal), ndonjëherë edhe të dhëna të tjera.

Për të përpunuar blerjet tuaja të produkteve tona, ofertat për kthim parash, ose garanci dhe për t’ju dërguar komunikime të rëndësishme në lidhje me atë blerje.

Miratimi juaj. Për ofertat e kompensimit monetar, ekzekutimi i kontratës.

Për sa kohë që është e nevojshme për të përmbushur porosinë tuaj dhe për të vazhduar me komunikimet rreth porosisë suaj përveçse kur legjislacioni vendas na kërkon që t’i mbajmë për më shumë kohë. Ne gjithashtu i mbajmë të dhënat në përgjithësi për 24 muaj për ofertat për kthim parash dhe 10 vjet për garancitë.

Na kontaktoni

Emaili, emri, numri i telefonit, ndonjëherë edhe të dhëna të tjera.

Për të adresuar pyetjet tuaja dhe për të garantuar ndjekjen e përshtatshme ose sipas kërkesave të ligjit ose politikës së P&G.

Interesi ynë legjitim në biznes në menaxhimin e pyetjeve të konsumatorit, si edhe miratimi juaj për të dhënat e kategorive të veçanta që mund të grumbullohen në disa raste ngjarjesh te pakendshme.

Nga 0 deri në 10 vjet, në varësi të natyrës së pyetjes, interesave tona legjitime për përpunimin e të dhënave dhe detyrimeve tona ligjore.

Studime kërkimore

E-maili, emri, numri i telefonit, adresa, fotografi ose video të identifikueshme, ndonjëherë të dhëna të tjera

Për të testuar idetë tona për produktet dhe për të mësuar rreth preferencave dhe praktikave tuaja në mënyrë që të përmirësojmë produktet tona dhe jetën e konsumatorëve tanë.

Miratimi juaj.

Ne do t’i mbajmë të dhënat personale të grumbulluara si pjesë e kërkimeve klinike te rëndësishme për sa kohë që na nevojiten për qëllimin për të cilin u grumbulluan, dhe/ose për sa kohë mund të kërkohen për t’i ruajtur sipas legjislacionit vendas ose rregulloreve, që mund të jetë deri në 25 vjet. Për studime kërkimore joklinike, ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja të rëndësishme personale për një maksimum prej 5 vitesh. Ne do t’i mbajmë dokumentet tuaja të miratimit të informuar të nënshkruara

Targetimi i medias

Cookie-t e reklamimit, të dhënat identifkuese të pajisjes, informacionet demografike si gjinia dhe mosha, të dhënat e sjelljes si shikimet e faqeve dhe ndonjëherë të dhëna të tjera.

Për të mësuar më shumë rreth interesave tuaja në internet dhe për të personalizuar reklamat që ju dërgojmë.

Interesat tona legjitime të biznesit për t’ju shërbyer me reklama të përshtatshme. Ne do të marrim miratimin tuaj për vendosjen e cookie në uebsajtet tona.

Sa herë përfitojmë informacionin ID për cookie/pajisje përmes publikuesit dhe partnerëve tanë të shitjes me pakicë nëpërmjet një pikëze(pixel) në faqet e tyre, marrim pjesë në Kuadrin e Transparencës dhe Miratimit të ZRI - së Evropiane dhe pajtohemi me Specifikimet dhe Politikat e tij. Numri ynë i identifikimit brenda kuadrit është 577.

Ne do t’i mbajmë këto të dhëna për trembëdhjetë muaj nga data që i grumbullojmë ose derisa të çregjistroheni, cilado datë është më e hershme.

transferimet e të dhënave tuaja në vende të tjera. Informacioni juaj personal mund të transferohet, ruhet, dhe përpunohet në një vend ndryshe nga ai ku është grumbulluar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Për shembull, ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja në një server në Shtetet e Bashkuara sepse atje ndodhet e hostuar një databazë e veçantë; dhe ato të dhëna mund të “transferohen” sërish kur një prej tregtuesve tanë akseson ato të dhëna nga Zvicra për t’ju dërguar një kampion produkti. Ne i kryejmë këto transferta, si midis entiteve të P&G dhe midis P&G dhe ofruesve tanë të shërbimeve, duke përdorur mbrojtjen kontraktuale që rregullatorët e BE-së kanë miratuar paraprakisht për t’u siguruar që të dhënat tuaja të jenë të mbrojtura (e njohur si "klauzolat e kontratave model"). Nëse doni një kopje të marrëveshjes së transferimit, na kontaktoni.


Përmbajtja e faqes së internetit dhe e aplikacionit

plugin-et. Faqet tona të internetit mund të përmbajnë plugin-e nga shoqeri të tjera siç janë rrjetet sociale. Një shembull i një plugin është butoni “Pëlqej” i Facebook. Këto plugin mund të grumbullojnë informacion (p.sh. URL-në e faqes që vizituat) dhe e dërgon atë sërish te shoqeria që i krijoi ato. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk klikoni mbi plugin. Këto plugin-e rregullohen nga politika e privatësisë dhe kushtet e shoqërise që i krijoi ato, edhe nëse ato shfaqen në faqet tona të internetit. Këto plugin-e janë cookie jo të rëndësishme dhe do të funksionojnë në faqet tona të internetit të BE-së vetëm nëse ju i pranoni cookie-t.

hyrja me identifikim. Faqet tona të internetit mund t’ju lejojnë të hyni pas identifikimit e duke përdorur llogarinë tuaj me shoqëri të tjera si p.sh. “Hyrja me indentifikimi nëpërmjet Facebook”. Kur e bëni këtë, ne do të kemi akses vetëm në informacionin që ju na keni dhënë miratimin të marrim prej opsioneve të llogarisë suaj në llogarinë e shoqërisë tjetër që ju përdorni për të hyrë pas identifikimit.

përdorimi i përmbajtjes/materialeve të përdoruesit Disa prej faqeve të internetit dhe aplikacioneve tona do t’ju lejojnë të ngarkoni përmbajtjen/materialet tuaj për konkurset, blogjet, videot dhe funksione të tjera. Kini parasysh se çdo informacion që dërgoni ose postoni bëhet informacion publik. Ne nuk kemi kontroll mbi mënyrën se si të tjerët mund të përdorin përmbajtjen/materialet që ju paraqisni në faqet e internetit dhe aplikacionet tona. Ne nuk jemi përgjegjës për këto përdorime në mënyra që mund të shkelin këtë politikë privatësie, ligjin ose privatësinë dhe sigurinë tuaj personale.

lidhjet. Faqet e internetit te P&G mund të përfshijnë lidhje drejt faqeve të tjera te internetit, që ne nuk i kontrollojmë. Ato faqe interneti rregullohen nga politikat dhe kushtet e tyre të privatësisë, dhe jo nga tonat.


Privatësia e fëmijëve

ligjet e privatësisë online të fëmijëve. Ne ndjekim të gjitha ligjet e zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave kur grumbullojmë informacion personal online nga fëmijët. Për shembull, në BE ne nuk marrim informacion personal nga fëmijët nën moshën 16 vjeçare përveçse kur marrim miratimin nga prindi. Në mënyrë të ngjashme, në SHBA ne marrim miratimin e verifikuar prindëror kur grumbullojmë informacion personal nga fëmijë nën moshën 13 vjeçare.

Njoftimi i Kalifornisë për të Miturit. Ne mund të ofrojmë shërbime interaktive që lejojnë adoleshentët nën 18 vjeç të ngarkojnë përmbajtjet e tyre (p.sh. video, komente, përditësime status ose fotografi). Këto përmbajtje mund të hiqen ose fshihen në çdo moment duke ndjekur udhëzimet në faqet tona të internetit. Nëse keni pyetje rreth mënyrës se si ta bëni këtë, na kontaktoni.  Mbani parasysh se këto postime mund të kopjohen, transferohen ose postohen diku tjetër nga të tjerë dhe ne nuk jemi përgjegjës për këto veprime. Në këto raste, ju do të duhet të kontaktoni me zotëruesit e kesaj faqeje tjetër interneti për të kërkuar heqjen e përmbajtjeve tuaja.


Na kontaktoni

Ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt me ndonjë pyetje apo shqetësime që mund të keni në lidhje me privatësinë tuaj dhe praktikat tona të mbrojtjes së të dhënave ose nëse jeni konsumator me një pa-aftësi dhe ju nevojitet një kopje e këtij njoftimi në një format tjetër. Nëse keni një kërkesë që është specifike për përgjegjësin tonë të mbrojtjes së të dhënave, si p.sh. dyshim për rrjedhje informacioni, ju lutemi shpreheni atë në mesazhin tuaj. Mund dhe të shkruani drejtuar Punonjësit të Mbrojtjes së të Dhënave (Data Protection Officer) tonë tek 1 Procter & Gamble Plaza, Cincinnati, OH 45202, U.S.A.