Kalo te përmbajtja e shënimit konfidencial Kalo te tabela e përmbajtjes Kalo te navigimi i informacionit sipas vendit Kalo te navigimi i fundit të faqes
P&G

Shënim Konfidencial i P&G

Change Text SizeNdrysho madhësinë e tekstit, i vogël (12 pikë)Ndrysho madhësinë e tekstit, mesatar (14 pikë)Ndrysho madhësinë e tekstit, i madh (16 pikë)
Bob McDonald

Bob McDonald
Kryetar i Këshillit Drejtues
President dhe Drejtor i Përgjithshëm
Faleminderit që vizitoni Procter & Gamble (P&G).

Tre miliardë herë në ditë markat e P&G prekin jetën e njerëzve në mbarë globin. Tradita e korporatës sonë i ka rrënjët në parimet e integritetit personal, respektit për individin dhe kryerjen e veprimeve të duhura afatgjata.

Besimi është gur themeli për misionin e korporatës sonë. P&G përkushtohet të ruajë besimin tuaj duke mbrojtur informacionin personal që ne grumbullojmë për ju.
Kjo Politikë Globale e Konfidencialitetit (Deklarata e Konfidencialitetit) përshkruan informacionin që P&G (Kompania Procter & Gamble dhe kompanitë anëtare dhe filialet e saj) grumbullon për ju mënyrën si e përdorim dhe e mbrojmë këtë informacion dhe zgjedhjet që mund të bëni mbi mënyrën sesi ne e përdorim këtë informacion.
Kthehu te menyja e navigimit
Përmbajtja

Informacioni që mbulon kjo deklaratë
Informacioni që ne grumbullojmë
Si e përdorim ne këtë informacion
Mundësitë dhe e drejta për të hyrë në informacionin tuaj
Skedarët spiun, sinjalet e webit dhe teknologji të tjera
Shpërndarja e informacionit
Përmbajtja e krijuar për përdoruesin
Siguria e informacionit
Transferimi i informacionit
Konfidencialiteti i fëmijëve në internet
Na kontaktoni
Ndryshimet në këtë deklaratë konfidencialiteti


Kthehu te menyja e navigimit

Biznes i akredituar me Privatësi BBB

We self-certify
compliance with
:

Logoja EU Safe Harbor
Praktikat tona të konfidencialitetit janë në përputhje me:
  • Udhëzimin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Programin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Ruajtjen e Sigurt të Porteve.
  • Drejtësi në praktikat e informacionit të përcaktuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
  • Linjat e Konfidencalitetit të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit (APEC).
  • Ligjet vendase, shtetërore, kombëtare e lokale në fuqi, për mbrojtjen e të dhënave.
  • Legjislacioni i disa vendeve kërkon që deklaratat e konfidencialitetit të përfshijnë informacion specifik për këto vende. Ju lutemi klikoni për të lexuar informacionin në fjalë për ato vende.
Belgjikë Kanada Francë Greqi Kore Itali Meksikë
Holandë Portugali Spanjë
Kthehu te menyja e navigimit

Informacioni që mbulon kjo deklaratë



Kjo Deklaratë Konfidencialiteti zbatohet për informacionin që grumbullohet për ju nga P&G duke përfshirë edhe informacionin personal.

Informacion personal është informacioni ose kombinimi i pjesëve të informacionit që mund të bëjnë realisht të mundur identifikimin tuaj personal.

Disa programe të P&G mund të përmbajnë linke që nuk janë pjesë e adresave të internetit të P&G. Ne nuk jemi përgjegjës për politikat e konfidencialitetit të atyre faqeve. Ne ju rekomandojmë të shqyrtoni politikat e konfidencialitetit të secilës faqe që vizitoni.
Informacioni që mbulon kjo deklaratë

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Informacioni që ne grumbullojmë



Ne mund të grumbullojmë informacion mbi ju nga burime të ndryshme, duke përfshirë informacionin që grumbullojmë drejtpërdrejtë nga ju, informacionin që grumbullojmë për ju kur ju vizitoni faqet tona, kur përdorni shërbimet tona apo kur shihni reklamat tona në internet, si dhe informacionin që grumbullojmë për ju nga burime të tjera (aty ku lejohet nga ligji).

Informacioni që grumbullojmë drejtpërdrejtë nga ju:
Ne grumbullojmë informacion drejtpërdrejtë nga ju kur ju zgjidhni të merrni pjesë në ofertat dhe programet tona ose kur ju na e jepni këtë informacion në mënyrë të drejtpërdrejtë. Më poshtë janë disa shembuj të informacionit që mund të grumbullojmë drejtpërdrejtë nga ju:
  • Emri, adresën e e-mailit, adresa postare.
  • Emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
  • Numrin e telefonit ose numrin e celularit.
  • Moshën.
  • Datëlindjen.
  • Informacion tjetër për ju dhe familjen tuaj si gjinia apo preferencat dhe/ose sjelljen juaj në përdorimin e produkteve.
  • Të dhënat biometrike të mbledhura gjatë studimeve kërkimore me konsumatorë vullnetarë (njohja e shprehjeve të fytyrës, ritmi kardiak dhe gjendja e lëkurës).
  • Informacionin demografik.
  • Informacion për pagesat (siç është karta e kreditit).
  • Preferencat për mënyrën e komunikimit në të ardhmen.
  • Informacionin e kontaktit për miqtë që ju mund të dëshironi që ne të kontaktojmë. Kur ju na jepni informacion për mesazhet që u dërgojmë miqve tuaj, këtë informacion ne e përdorim vetëm për të dërguar informacionin që ju keni kërkuar.

Informacionin që grumbullojmë për ju kur ju vizitoni faqet tona, kur përdorni shërbimet tona apo kur shihni reklamat tona në internet:
Ne përdorim skedarët spiun (cookies) e teknologji të tjera për të grumbulluar informacion për ju kur ju vizitoni faqet tona, kur përdorni shërbimet tona apo kur shihni reklamat tona në internet. Më poshtë janë disa shembuj të informacionit që ne mund të grumbullojmë me anën e këtyre teknologjive: Më poshtë janë disa shembuj të informacionit që ne mund të grumbullojmë me anën e këtyre teknologjive:
  • Llojin e browser-it tuaj të internetit dhe sistemin e shfrytëzimit.
  • Faqet e internetit që ju shihni.
  • Linket që ju klikoni.
  • Adresën IP.
  • Faqen që kishit vizituar përpara se të arrinit në faqen tonë.
  • Emailet e P&G që hapni dhe/ose përcillni.
  • Ofertat e P&G ose lidhjet që ndiqni nëpërmjet emaileve.

Informacioni që grumbullojmë nga burime të tjera:
Ne mund të marrim informacion për ju nga burime të tjera duke përfshirë burimet e disponueshme tregtare, siç janë grumbulluesit e të dhënave dhe bazat publike të të dhënave. Më poshtë janë disa shembuj të informacionit që mund të grumbullojmë nga burime të tjera:
  • Emri, adresa postare.
  • Mosha.
  • Niveli i të ardhurave.
  • Gjendja civile dhe numri i fëmijëve.
  • Fushat për të cilat ju shprehni interes siç janë hobit tuaja dhe kafshët e shtëpisë.
  • Të dhënat nga kërkime për tregun dhe konsumatorët.
  • Sjellja juaj në lidhje me blerjet.
  • Të dhënat apo aktivitetet që vëzhgohen publikisht, siç janë ditarët në internet (blogs), videot, postimet në internet, përmbajtja e krijuar për përdoruesin dhe sjellja në lidhje me blerjet përmes dyqaneve.

I gjithë informacioni që ne grumbullojmë për ju mund të kombinohet për të na ndihmuar të përshtatim komunikimet tona me ju dhe për të zhvilluar produkte dhe shërbime të nivelit botëror të cilësisë së parë.

Informacioni që ne grumbullojmë

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Si e përdorim ne këtë informacion



Për të dhënë oferta, produkte dhe shërbime. Ne e përdorim informacionin që grumbullojmë për t’ju dhënë produktet dhe shërbimet që ju kërkoni, për t’ju njoftuar mbi produktet dhe shërbimet që kërkoni, për t’ju njoftuar mbi produktet dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga P&G dhe për të menaxhuar faqet tona të internetit dhe shërbimet tona.

Më poshtë janë disa nga mënyrat sesi mund të përdorim informacionin që grumbullojmë për ju:
  • Për të dërguar mostra produktesh, dhurata, produkte dhe informacion.
  • Për të zhvilluar produkte dhe shërbime të reja.
  • Për t’ju përfshirë në garat, programet ose ofertat që ju kërkoni.
  • Për t’ju dhënë shërbime të tjera që ne ju kemi ofruar.
  • Për të krijuar dhe menaxhuar llogarinë tuaj.
  • Për të kryer pagesa për blerjet ose shërbime të tjera.
  • Për t’ju mbrojtur dhe identifikuar transaksionet e mundshme mashtruese.
  • Aty ku e lejon ligji, t’ju sjellë pa kërkesën tuaj, nëpërmjet postës, oferta dhe informacion të përshtatur për ju mbi produktet dhe shërbimet e P&G.
  • Për të zhvilluar dhe dhënë reklama të përshtatura për interesat tuaja.
  • Për të analizuar përdorimin e produkteve, shërbimeve dhe faqeve tona të internetit.
  • Për të kuptuar mënyrën sesi keni arritur në faqen tonë të internetit.
  • Për të përcaktuar efektshmërinë e reklamave tona.
  • Për të përforcuar Afatet dhe Kushtet tona, si dhe për ta menaxhuar ndryshe biznesin tonë.

Si e përdorim ne këtë informacion

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Mundësitë dhe e drejta për të hyrë në informacionin tuaj


Mundësitë
Ne ju japim mundësinë të zgjidhni mënyrën se si ne të komunikojmë me ju.

Komunikimi dixhital / elektronik (shembuj: e-maili, celulari).
Ne ju dërgojmë mesazhe promocionale në celular apo në e-mail vetëm nëse ju keni kërkuar në mënyrë eksplicite që t’i merrni këto mesazhe. (Ju vendosni pjesëmarrjen.)
Ju mund të ndaloni marrjen e mesazheve promocionale në celular apo në e-mail nga një kompani apo grup i caktuar i P&G duke ndjekur udhëzimet që jepen në çdo mesazh të tillë nga kjo kompani apo grup.

Dërgesa me postë
Aty ku lejohet nga ligji, ne mund t’ju dërgojmë me postë pa kërkesën tuaj oferta apo informacion mbi produkte që ne besojmë se janë me interes për ju.

Ju mund të ndaloni marrjen e dërgesave promocionale me postë nga një kompani apo grup i P&G. Dërgesat promocionale me postë mund të përmbajnë udhëzimet për t’u çregjistruar. Duke ndjekur këto udhëzime ju mund të ndaloni marrjen e dërgesave promocionale me postë nga një kompani apo grup i caktuar i P&G (siç janë Every Day Solutions, Envie de Plus, Zin in Meer).

Gjithashtu, ju mund të ndaloni marrjen e dërgesave promocionale me postë ose email nga një kompani apo grup i caktuar i P&G edhe nëpërmjet kësaj Deklarate Konfidencialiteti. Ju lutemi klikoni këtu për të zgjedhur shtetin tuaj dhe për të mësuar mënyrën e plotësimit të kërkesës suaj.

JU LUTEMI VINI RE: Nëse zgjidhni të ndaloni marrjen e mesazheve promocionale, ne do ta plotësojmë kërkesën tuaj. Megjithatë, ne do të vazhdojmë t’ju dërgojmë lajmërime mbi shërbimet dhe mund ta ruajmë informacionin që kemi mbledhur për ju për efekt regjistrimi, analizimi apo për arsye të tjera, për aq sa lejon ligji.

Hyrja
Ne marrim masa që informacionin tuaj personal të mbahet i saktë. Ju mund ta shikoni, korrigjoni apo përditësoni informacionin e kontaktit personal që i keni dhënë P&G. Disa programe të P&G sigurojnë hyrjen online për të parë apo përditësuar informacionin personal. Kontrolloni aty ku jeni regjistruar për të mësuar nëse mund të shihni apo përditësoni informacionin tuaj atje.

Nëse hyrja dhe përditësimi i informacionit nuk janë të disponueshme aty ku jeni regjistruar, klikoni këtu për të zgjedhur shtetin tuaj dhe për të mësuar mënyrën si të keni hyrje dhe si të mund të përditësoni informacionin personal që i keni dhënë P&G. P&G nuk kërkon pagesë për këtë shërbim dhe u përgjigjet kërkesave të arsyeshme brenda një afati të përshtatshëm kohor.
Mundësitë dhe e drejta për të hyrë në informacionin tuaj

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Skedarët spiun, sinjalet e webit dhe teknologji të tjera



Skedari spiun. Skedari spiun është një skedar i vogël i cili vendoset në kompjuterin tuaj kur vizitoni një faqe i cili mund të njihet nga faqja që ka lëshuar skedarin spiun. Ne i përdorim skedarët spiun për të monitoruar mënyrën e përdorimit të faqeve tona dhe për të ndihmuar në personalizimin e përvojës tuaj në internet. Për shembull, kur regjistroheni në faqet tona, ne mund ta ruajmë një kod unik në një skedar spiun në kompjuterin tuaj. Herës tjetër që ju ktheheni në faqe nga ai kompjuter, serveri ynë do të përdorë skedarin spiun për t’ju njohur. Ne mund ta përdorim informacionin që keni dhënë gjatë regjistrimit në kombinim me aktivitetin tuaj në faqet tona për t’ju dhënë reklama dhe oferta me interes.

Ju mund t’i pranoni ose t’i refuzoni skedarët spiun. Shumica e browser-ve i pranojnë automatikisht skedarët spiun. Për të mësuar më shumë për skedarët spiun, duke përfshirë edhe mënyrën si t'i refuzoni skedarët ata kompjuterin tuaj, klikoni në këto lidhje:
Sinjalet e webit. Sinjalet e web-it janë copëza të vogla kodi të përfshira në faqet e web-it apo në e-maile.. Ne mund t’i përdorim sinjalet e web-it për të shpërndarë dhe për të komunikuar me to, për të numëruar përdoruesit që kanë vizituar një faqe web-i, dhe për të kuptuar motivet e përdorimit. Ne mund të përfshijmë sinjale web-i edhe në e-maile, për të mësuar nëse mesazhet hapen, nëse mbi to veprohet apo nëse pasohen.

Ju mund ta çaktivizoni aftësinë e sinjaleve të webit për të marrë informacion në këtë mënyrë duke i refuzuar siç u përshkrua më sipër.

Teknologji të tjera. Më poshtë janë disa shembuj të teknologjive të tjera që mund të përdorim për t’ju siguruar shërbim më të mirë:
  • Variablat e seancave në web. Informacioni që kalohet nga një URL webi në tjetrën ndërkohë që ju vizitoni faqe interneti.
  • Plug -inset dhe Add-onset e browser-it. Përbërësit shtesë të webit që mund të nevojitet të instalohen për të aktivizuar disa tipare të caktuara të webit në faqet tona. Ju keni opsionin që të mos i instaloni këto përbërës.

Reklama nga palë të treta. Ne mund të lejojmë palë të treta, duke përfshirë partnerët e biznesit dhe rrjetet e reklamave, të shfaqin reklama në faqet tona. Disa nga këto kompani mund të vendosin sinjale në kompjuterin tuaj për ta njohur atë sa herë që ju dërgojnë reklamë online. Kjo u jep atyre mundësinë të kuptojnë se ku e keni parë ju reklamën e tyre, ose personat e tjerë që përdorin kompjuterin tuaj, si dhe t'ju japin reklama që ata besojnë janë me interes për ju. Ne nuk e kontrollojmë përdorimin e sinjaleve nga këto kompani. Disa nga këto kompani janë anëtarë të Iniciativës për Reklamim në Rrjet (NAI), e cila jep mundësinë e një vendi të vetëm për t'u çregjistruar nga sinjalet e tyre. Ju lutemi vizitoni faqen në web të Iniciativës për Reklamim në Rrjet në: http://www.networkadvertising.org/optout_nonppii.asp

Si t'i përdorim skedarët spiun, sinjalet e webit dhe teknologji të tjera. Ne i përdorim këto teknologji për t'ju siguruar një përvojë konsumatore më të pasur e më të personalizuar. Ne nuk ruajmë asnjë informacion tuajin në skedarin spiun, sinjalet e qebit apo teknologjitë e tjera në kompjuterin tuaj. Për më shumë hollësi shihni “Si e përdorim ne këtë informacion.
Skedarët spiun, sinjalet e webit dhe teknologji të tjera

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Shpërndarja e informacionit



Suksesi i biznesit tonë mbështetet në besimin tuaj, dhe ne nuk e shesim informacionin tuaj te tregtarë jashtë P&G. Informacionin tuaj personal e shpërndajmë vetëm siç përshkruhet më sipër dhe vetëm brenda P&G.

Në përgjithësi, ne nuk e ndajmë informacionin personal me tregtarë jashtë P&G përveç rasteve kur kemi kërkuar dhe kemi marrë miratimin tuaj të qartë.

Palët e treta furnitorë të shërbimeve. Për kryerjen e një shumëllojshmërie shërbimesh për llogarinë tonë, ne mbështetemi te palë të treta furnitorë shërbimesh. Duke vepruar kështu, mund të jetë e nevojshme që të ndajmë me ta informacionin tuaj personal. Ju lutemi vini re që ne u japim furnitorëve tanë të shërbimeve vetëm informacionin personal që u nevojitet për kryerjen e shërbimeve dhe ne kërkojmë që këtë informacion ata ta mbrojnë dhe të mos e përdorin për asnjë qëllim tjetër.

Për shembull, ne mund të mbështetemi te një furnitor shërbimi për veprimet e mëposhtme:
  • Për të plotësuar kërkesat tuaja për produkte dhe shërbime dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja.
  • Për hostimin e faqeve tona dhe për t'ju dërguar mesazhe në email dhe celular.
  • Për t’ju dërguar me postë mostra produktesh, për të kontaktuar fituesit e garave, për të menaxhuar pagesat ose për të ndërmarrë veprime të tjera për llogarinë tonë.
  • Për të analizuar të dhëna, ndonjëherë në kombinim me burime të tjera, në mënyrë që t’ju dërgojmë lajme sa më të përshtatshme për ju.
  • Për të kryer kërkime dhe për të analizuar të dhëna si dhe për të përmirësuar produktet, shërbimet dhe faqet tona.

Përveç kësaj, aty ku lejohet me ligj, ne mund të mbështetemi te një furnitor shërbimi për veprimet e mëposhtme:
  • Për të kombinuar informacionin tuaj personal që ka grumbulluar P&G me informacion tuaj personal të grumbulluar nga partneri ynë i biznesit në mënyrë që së bashku të mund t'ju dërgojmë njoftime promocionale të përshtatura për ju. Në këto raste, partneri ynë i biznesit nuk do të ketë të drejtë hyrje të drejtpërdrejtë në asnjë informacion që ndajmë për ju me furnitorin e shërbimit. Vetëm furnitori i shërbimit do të lejohet të përdorë setin e kombinuar për t'ju dërguar njoftime të përbashkëta të cilat shpresojmë të jenë me interes për ju. Nëse preferoni të mos merrni njoftime të tilla të përbashkëta, ju mund të çregjistroheni gjithmonë duke ndjekur udhëzimet e dhëna në këto lajmërime ose nëpërmjet kësaj Deklarate Konfidencialiteti siç tregohet më sipër.
  • Për të kryer shërbime të tjera që mund të kërkojmë.


Ne vëmë në dispozicion të këtyre kompanive informacionin personal që u nevojitet atyre për të siguruar këto shërbimeve për llogarinë tonë. Ne kërkojmë nga këto kompani që ta mbrojnë këtë informacion personal dhe të mos e përdorin për asnjë qëllim tjetër.
Situata të tjera. Informacionin tuaj personal mund ta zbulojmë në rastet e mëposhtme:
  • Nëse një kompani e P&G i shitet një kompanie tjetër.
  • Aty ku lejohet me ligj, për të mbrojtur të drejtat dhe pronën e P&G (përfshirë këtu zbatimin e Kushteve të Përgjithshme).
  • Dhe kur kërkohet nga ligji, dhe/ose autoritetet publike.

Informacioni i grumbulluar dhe jo personal. Ne mund ta shpërndajmë informacionin e grumbulluar që nuk mund t’ju identifikojë, për analiza të përgjithshme biznesi. Për shembull, ne mund të japim informacion mbi numrin e vizitorëve në faqet apo shërbimet e P&G.

Shpërndarja e informacionit

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Përmbajtja e krijuar për përdoruesin



Disa faqe të P&G u mundësojnë përdoruesve të paraqesin përmbajtjet e garave, ditarëve, videove të tyre dhe funksione të tjera. Ju lutemi mbani mend që çdo informacion që ju paraqisni bëhet informacion publik dhe ju duhet të keni kujdes kur vendosni të jepni informacionet tuaja personale, financiare ose të tjera. P&G nuk mund të parandalojë përdorimin e këtij informacioni në mënyra që mund të shkelin këtë Deklaratë Konfidencialiteti, ligjin, apo jetën tuaj private personale dhe sigurinë dhe ai dhe nuk është përgjegjës për rezultatet e këtyre postimeve.
Përmbajtja e krijuar për përdoruesin

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Siguria e informacionit



Ne përkushtohemi që informacioni juaj personal të mbahet i sigurt. Ne kemi procedurat e duhura teknike, administrative dhe fizike për ta mbrojtur informacionin personal nga humbja, keqpërdorimi apo modifikimi.

Të drejtën e hyrjes në informacionin personal ne e kufizojmë për personelin që ka nevoja pune. Informacionin personal e mbajmë vetëm për një periudhë të arsyeshme e të nevojshme kohore.

Kur informacionin tuaj personal ua japim palëve tona të treta, furnitorë shërbimesh, ne u kërkojmë atyre kompanive ta mbrojnë informacionin dhe të mos e përdorin atë për asnjë qëllim tjetër.

Kur grumbullojmë ose transmetojmë informacion delikat siç është numri i kartës së kreditit, ne përdorim metoda standarde industriale për ta mbrojtur këtë informacion.

Siguria e informacionit

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Transferimi i informacionit



Informacioni juaj personal mund të transferohet, ruhet dhe përpunohet në një shtet tjetër nga ai prej ku është dhënë. Kjo mund të përfshijë edhe SHBA. Kur veprojmë në këtë mënyrë, ne e transferojmë informacionin në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Ne marrim masa për të mbrojtur informacionin personal pavarësisht nga shteti ku ai ruhet apo transferohet. Për të na ndihmuar në garantimin e kësaj, ne kemi procedura dhe kontrolle të përshtatshme.

Ne zbatojmë Udhëzimin e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave dhe legjislacionet e shteteve të tjera për ruajtjen e të dhënave si dhe Programin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Ruajtjen e Sigurt.

Transferimi i informacionit

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Konfidencialiteti i fëmijëve në internet



Ne besojmë që është e rëndësishme që të sigurohet mbrojtje shtesë për fëmijët në internet. Ne i inkurajojmë prindërit dhe kujdestarët që të shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre në internet për të marrë pjesë dhe për të monitoruar aktivitetin e tyre në internet.

Ne nuk synojmë të grumbullojmë informacion personal për fëmijët nën 13 vjeç, përveçse në disa faqe të cilat u drejtohen në veçanti fëmijëve.

Kur grumbullojmë informacion personal nga fëmijë, kjo kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave të fëmijëve.

Faqet amerikane që grumbullojnë informacion nga fëmijë nën moshën 13 vjeç janë të siguruara nga një deklaratë konfidencialiteti që plotëson kërkesat e Dekretit të SHBA për Mbrojtjen e Konfidencialitetit të Fëmijëve në Internet. Klikoni këtu për të lexuar këtë Deklaratë Konfidencialiteti.

Klikoni këtu për të gjetur se si mund të merrni një kopje të informacionit që fëmija juaj i ka dhënë P&G, për ta përditësuar këtë informacion, ose për të na udhëzuar që të mos kontaktojmë më me fëmijën tuaj.

Konfidencialiteti i fëmijëve në internet

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Na kontaktoni



Nëse keni pyetje ose shqetësime në lidhje me konfidencialitetin tuaj, ju lutem kontaktoni drejtpërdrejt P&G. Klikoni këtu për të zgjedhur shtetin tuaj dhe për t'u lidhur me adresën e saktë postare ose të emailit që duhet të përdorni ose përdorni adresën e mëposhtme postare. Ju lutemi përdorni lirshëm gjuhën tuaj amtare kur dërgoni pyetje apo komente.

Ose, mund të na kontaktoni në adresën
P&G Global Privacy Team
PO Box 599
Cincinnati, Ohio 45202 USA

Ne angazhohemi që të bashkëpunojmë me ju për arritjen e një zgjidhje të drejtë për çdo ankesë apo shqetësim lidhur me konfidencialitetin. Ne bashkëpunojmë me autoritetet vendore të mbrojtjes së të dhënave në qoftë se ata besojnë se paraqitet ndonjë problem konfidencialiteti.

Ne kemi pjesëmarrje në Këshillin e Shteteve të Bashkuara të Programit të Biznesit të Akredituar të Zyrës për Biznes më të Mirë (BBB). Më shumë informacion mbi këtë program dhe procesin e tij për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është i disponueshëm në faqen www.bbb.org

Për më shumë informacion në lidhje me mënyrën si të ndihmoni në mbrojtjen e kompjuterit tuaj, informacionit tuaj personal dhe të familjes suaj, vizitoni Informacionet për Konfidencialitetin Personal në faqen http://www.pg.com/yourprivacy/index.shtml
Na kontaktoni

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Ndryshimet në këtë deklaratë konfidencialiteti



Ne do të publikojmë ndryshimet e kësaj Deklarate Konfidencialiteti dhe do të përditësojmë datën e hyrjes në fuqi kur kjo Deklaratë Konfidencialiteti përditësohet. Nëse bëjmë ndryshime materiale në këtë Deklaratë Konfidencialiteti, do t’ju njoftojmë me anë të emailit në adresën më të fundit që na keni dhënë ose duke e publikuar njoftimin në këtë faqe.

Përditësimi i Fundit: Gusht 2008

Përditësim i vitit 2008
Në politikë tani deklarohet që informacioni mund të përdoret nga kompanitë tona (1) për të përshtatur më mirë reklamat dhe ofertat tona për ju dhe (2) për t’ju informuar për të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen nga P&G. Deklarata e përditësuar e konfidencialitetit vëren gjithashtu se kompanitë e P&G mund të mbështeten te një furnitor shërbimi për t'ju dërguar lajmërime që promovojnë në mënyrë të përbashkët një produkt apo shërbim me një nga partnerët tanë të biznesit. Gjithashtu kemi ndërmarrë një numër ndryshimesh organizative të cilat duhet ta bëjnë politikën më të lehtë për t’u lexuar e kuptuar.

Përditësim i vitit 2005
Nuk janë bërë ndryshime konkrete në Deklaratën e Konfidencialitetit. Ky përditësim është bërë për arsyet e mëposhtme: Për të qartësuar dhe lehtësuar përmbajtjen dhe për ta bërë më të lexueshme; për të hequr referimet për partnerët reklamues specifikë; për të shtuar informacion në lidhje me mënyrën e menaxhimit të skedarëve spiun dhe për të specifikuar shtimin e deklaratës së konfidencialitetit të fëmijëve për disa faqe interneti të SHBA.

Përditësim i vitit 2002
Nuk janë bërë ndryshime konkrete në Deklaratën e Konfidencialitetit. Ky përditësim është bërë për arsyet e mëposhtme: Për të qartësuar që një kompani që blen një nga kompanitë e P&G mund të marrë informacion mbi konsumatorët që janë regjistruar për atë kompani; për të shtuar shembuj të llojeve të palëve të treta me të cilat P&G mund të ndajë informacionin nëse konsumatorët japin miratimin e tyre, për të ndryshuar emrin e partnerit reklamues; dhe për të qartësuar konfidencialitetin e fëmijëve dhe për të qenë në përputhje me legjislacionin vendas, si dhe për të dhënë adresat fizike të zyrave tona të korporatës.

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Informacion specifik sipas shtetit



BELGIQUE

Conformément à la Loi sur la Protection de la Vie Privée du 8 décembre 1992, vous disposez d'un droit d'accès et de rectification de vos données personnelles. Vous pouvez également vous opposer à leur traitement. Le responsable du traitement de vos données en Belgique est la société Procter & Gamble DCE (Belgium Distribution Division) sprl.

Pour tout renseignement complémentaire, vous pouvez vous adresser à notre service du consommateur en Belgique: Service du Consommateur, BP 81, 1090 Bruxelles.

BELGIE

Overeenkomstig de Wet op de Bescherming van de Persoonlijke Levensfeer van 8 december 1992, heeft u het recht tot toegang en tot verbetering van uw persoonlijke gegevens. U kan zich eveneens verzetten tegen het houden van uw persoonlijke gegevens. De verantwoordelijke voor de bewerking van uw gegevens in Belgïe is de venootschap Procter & Gamble DCE (Belgium Distribution Division) bvba.

Wil u meer weten hierover, kan u contact opnemen met onze consumentendienst in Belgïe: Consumentendienst, BP 81, 1090 Brussel.

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
CANADA

Procter & Gamble Inc. complies with Canadian Federal and Provincial privacy laws and regulations including the Personal Information Protection and Electronic Documents Act.

Procter & Gamble Inc. will only use your personal information for the purposes intended and as detailed in the Global Privacy Statement unless we have obtained your consent to use it for other purposes.

Residents of Canada are notified that the personal information they provide to Procter & Gamble is stored in the company’s databases outside of Canada including in the United States and may be subject to disclosure to authorized law enforcement or government agencies in response to lawful demand pursuant to the laws of that country.

If you need to contact Procter & Gamble Inc. regarding your personal information, then please write to the following address:

S. Valkonen
Privacy Officer
416-730-4003
Procter & Gamble Inc.
4711 Yonge Street
North York, Ontario
M2N 6K8

E:mail privacyfeedbk.im@pg.com

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
FRANCE

Les informations que vous nous communiquez sont utilisées à des fins de prospection et de fidélisation et/ou pour vous faire éventuellement parvenir des informations sur nos produits ou ceux d’autres sociétés. Elles pourront être temporairement transférées hors Union Européenne pour qualification, hébergement.

Vous disposez d’un droit d’accès, de rectification et d’opposition aux informations qui vous concernent. Pour exercer ce droit, contactez :

Procter & Gamble France SAS
163/165 quai Aulagnier - 92600 Asnières-sur-Seine
E-mail : frconsumers@custhelp.com


Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
GREECE

Για περισσότερες πληροφορίες σχετικά με το ελληνικό νομικό πλαίσιο, μπορείτε να ανατρέξετε στον ν.2472/1997 και τις αποφάσεις της Αρχής Προστασίας Δεδομένων.

ΠΡΟΚΤΕΡ& ΓΚΑΜΠΛ ΕΛΛΑΣ ΕΠΕ
Λ.Συγγρού 165, 17 121 Νέα Σμύρνη
Υπηρεσία Καταναλωτών: 0800 –23000 (χωρίς χρέωση)

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
ITALIA

Ai sensi e per gli effetti del D.Lgs. 196/2003 sulla privacy, ti informiamo che, nel caso tu fornisca i tuoi dati navigando all'interno di questo sito, i dati medesimi potranno essere trattati, con mezzi elettronici,direttamente o anche attraverso terzi, per le seguenti finalita'

1. effettuare ricerche di mercato e sondaggi, anche on-line;
2. inviare materiale informativo, pubblicitario, promozionale e/o commerciale, sia per via e-mail che via posta, relativo sia alla Procter & Gamble che ai suoi prodotti;
3. effettuare eventuale attivita' di vendita diretta;
4. effettuare comunicazioni commerciali interattiva
5. partecipare a giochi e concorsi

I dati potranno inoltre essere comunicati a societa' controllate, collegate e/o partecipate dalla The Procter & Gamble Company, o comunque facenti parte del gruppo Procter & Gamble in Italia e/o all'estero (anche paesi extra UE), nonche' a societa' terze che effettuino attivita' di trattamento dati per conto della Procter & Gamble stessa, fermi restando i livelli di sicurezza utilizzati per proteggerli ed i fini per i quali sono trattati.
In nessun caso i dati saranno ceduti a Societa' terze per fini commerciali diversi da quelli della Procter & Gamble e dei suoi marchi senza il tuo preventivo consenso.
In relazione al trattamento dei dati, potrai altresi' esercitare in qualunque momento i diritti previsti dall'art. 7 del D. Lgs. 196/2003, rivolgendoti a Procter & Gamble – Viale Cesare Pavese 385 – 00144 Roma

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
KOREA

개인정보 관리책임자 및 관련부서
"P&G"는 이용자의 개인정보를 보호하고 개인정보와 관련한 불만을 처리하기 위하여 아래와 같이 관련 부서 및 개인정보관리책임자를 지정하고 있습니다.

<개인 정보 관리 책임자>
성 명 : 최 병 욱
전화번호 : 080-023-3333
E - M A I L : vmsmile.im@pg.com

<"P&G" 고객센터>
부 서 : 소비자 상담실
전화번호 : 080-023-3333(수신자 부담 요금 전화)
E - M A I L : vmsmile.im@pg.com
문의시간: 오전 9시~오후 6시
토요일, 일요일 및 공휴일은 휴무입니다. 점심시간은 12:00~13:00 입니다.

13. 개인정보 침해 관련 상담 및 신고
개인정보침해에 대한 신고, 상담이 필요하신 경우에는 정보통신부 산하 공공기관인 한국정보보호진흥원(KISA)에 개인정보침해신고센터로 문의하시기 바랍니다. 개인정보침해신고센터
전화 (02) 1336
URL : http://www.1336.or.kr

14. 정책변경에 따른 공지의무
"P&G" 개인정보취급방침은 2001년 07월 01일에 제정되었으며 법령, 정책 또는 보안기술의 변경에 따라 내용의 추가, 삭제 및 수정이 있을 시에는 변경되는 개인정보취급방침을 시행하기 최소 10일전에 "P&G" 홈페이지를 통해 변경이유 및 내용 등을 공지하도록 하겠습니다.

개인정보취급방침 버전번호: V2.0
개인정보보호정책 시행일자 : 2008년 5월 1일
개인정보보호정책 최종변경일자 : 2008년 4월 21일

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
MEXICO

Compañía Procter & Gamble México, S. de R.L. de C.V. cumple con la Ley Federal de Protección de Datos Personales en Posesión de los Particulares.

Si desea acceder a sus datos, rectificarlos, cancelarlos u oponerse a su tratamiento o que los mismos no sean utilizados para ofrecerle información de nuestros productos o de nuestra compañía, favor de contactar a Compañía Procter & Gamble México, S. de R.L. de C.V. ubicado en Loma Florida No. 32, Col. Lomas de Vista Hermosa, Cuajimalpa de Morelos, C.P. 05100 en México, D.F. Tel: 57242000.

Compañía Procter & Gamble México, S. de R.L. de C.V. ofrece la opción anterior para que usted pueda limitar el uso o divulgación de sus datos.

Utilizamos proveedores externos de servicios para realizar distintos servicios en nuestro nombre. En consecuencia, al aceptar nuestra política de privacidad, usted está de acuerdo en que podamos compartir sus datos personales con éstos. En este caso, les proporcionamos únicamente la información personal que necesiten para llevar a cabo los servicios y les pedimos que protejan dicha información y no la utilice para otros fines.

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
NEDERLAND

Overeenkomstig de Wet van 6 juli 2000 houdende regels inzake de bescherming van persoonsgegevens heeft u het recht tot toegang, verbetering en verzet van uw persoonlijke gegevens. De verantwoordelijke voor de bewerking van uw gegevens in Nederland is de venootschap Procter & Gamble Nederland B.V.

Indien u hierover meer informatie wilt, kunt u schrijven naar:
Procter & Gamble Nederland B.V.
T.a.v. Consumentenservice
Postbus 1345
3000 BH ROTTERDAM
email adres: pgconsumentnl.im@pg.com


Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
PORTUGAL

Os seus dados pessoais serão recolhidos e inseridos pela PROCTER & GAMBLE PORTUGAL – Produtos de Consumo, Higiene e Saúde, S.A. (de ora em diante abreviadamente designada por P&G) num ficheiro automatizado para realização de actividades de marketing destinadas a pessoas com o seu perfil de consumo. O preenchimento dos dados é obrigatório. Caso pretenda vir a ter acesso aos seus dados ou deseje que os mesmos sejam rectificados, alterados ou eliminados deverá dirigir-se à P&G, Ed. Álvares Cabral, Quinta da Fonte, 2774-527 Paço de Arcos. Os dados recolhidos poderão ser transmitidos a outras empresas (designadamente, outras sociedades do grupo Procter & Gamble), sedeadas em Portugal ou no estrangeiro, para realização de actividades de marketing. Caso deseje opor-se a tal cedência deverá assinalar este campo [•]. Se não quiser que os seus dados pessoais sejam utilizados para receber outras comunicações de marketing, por favor assinale este campo[B1][B1] [•]. Nos termos legais, a P&G adoptou medidas para assegurar que os dados facultados sejam protegidos contra o acesso ou utilização por terceiros não autorizados. Todavia, a P&G chama a atenção para a existência de um risco residual de acesso não autorizado na internet. Para aceder à nossa "Declaração sobre Privacidade", por favor, clique aqui: www.pg.com/privacy/portuguese/privacy_notice.html

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit
SPAIN

Sus datos serán incorporados a los ficheros de las compañías PROCTER & GAMBLE ESPAÑA, S.A. y ARBORA & AUSONIA, S.L.U. para informarle y pedir su opinión sobre ésta o nuevas ofertas relativas a los productos y servicios de las citadas sociedades y realizar estudios de mercado, a través de cualquier medio, incluso e-mail o SMS, así como para realizar tratamientos con el objeto de adecuar nuestras comunicaciones a su perfil particular. Asimismo, sus datos podrán ser utilizados por las empresas anteriormente indicadas para enviarle información relativa a terceras empresas relacionadas con los sectores de telecomunicaciones, ocio y gran consumo. Si desea acceder a sus datos, rectificarlos, cancelarlos, oponerse a su tratamiento o que los mismos no sean utilizados para ofrecerle información de las empresas anteriormente mencionadas o de terceras empresas, diríjase a PROCTER & GAMBLE ESPAÑA, S.A. (Avda. de Bruselas nº 24 28108 Alcobendas, Madrid) y ARBORA & AUSONIA, S.L.U. (Pg. dels Til.lers, 2-6, 08034 Barcelona).Si no desea recibir mas información nuestra marque X en esta casilla

Kthehu në krye

Kthehu te menyja e navigimit

Touching lives, improving life. P&G



Site Map
© 2010 Procter & Gamble. All claims valid only in the U.S.
Biznes i akredituar me Privatësi BBB
Kthehu te menyja e navigimit